Kryeministri Edi Rama nënshkroi një marrëveshje me Italinë për vendosjen në Shqipëri të mbi 36 mijë emigrantëve nga Afrika e Veriut për çdo vit.
Ndërsa Komisioni Evropian është në terr informativ për detajet e marrëveshjes, një lajm i tillë ka ngjallur polemika në Tiranë, ndërsa opozita kundërshton ashpër vendosjen e tyre në Gjadër.
Të pyetur për këtë çështje, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka deklaruar se ne jemi një shtet solidar i cili nuk merret me ngjyrën e lëkurës. Sipas Ballukut, marrëveshja nuk e ka përfunduar rrugtimin e saj pasi pritet të kalojë në parlament dhe komisione.
Marrëveshja e firmosur nga kryeministri në Romë ka kaluar në qeveri të gjithë procesin e parashikuar dhe do të shkojë në parlamentin shqiptar për t’u ratifikuar. Nuk e ka përfunduar rrugëtimin e saj si marrëveshje. Është një rrugë e gjatë do të shkojë në parlament, do të kalojë në komisione.
Kryeministri ka bërë të qartë dhe askush nuk duhet të shqetësohet as për qëllimin dhe as kornizën juridike të saj pasi respekton të drejtën ndërkombëtare dhe detyrimin e palëve. Si do të funksionojë prona, kush do ta administrojë dhe sa do të zgjasë. Ne jemi një vend që na ndan 70 milje dhe kur vjen fjala për solidaritet jemi solidar me një vend strategjik dhe të pazëvendësueshëm si shteti Italian. Na vjen keq që merren me ngjyrën e lëkurës së emigrantëve. Është rrugë e gjatë. Do ta shkojë në parlament. Do ta dëgjoni në komisione. Do jetë transparente dhe secili mund ta lexojë”- tha Balluku.
Nga ana tjetër, ambasadori i BE-së Luigi Soreca theksoi se Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë për menaxhimin e emigracionit.
“KE është informuar, por jo konsultuar, e kemi marrë tekstin dy ditë më parë, për këtë arsye konsultimet janë në diskutim e sipër, këtu do të bëjmë edhe vlerësimin tonë, ka detaje që duhen identifikuar në ligj, për momentin është e parakohshme, në çdo rast BE dhe vendet anëtare mund të bashkëpunojnë për menaxhimin e emigracionit”- u shpreh Soreca./topchanel