Marrëveshja për emigrantët me Italinë, Rama: S’jam i sigurt nëse do të procesojmë 3 mijë persona çdo muaj

Kryeministri Edi Rama komentoi sot marrëveshjen me Italinë për ngritjen e kampeve për emigrantët në vendin tonë.

Teksa mori pjesë në Këshillin e Atlantikut, Rama u shpreh se do të jetë vetëm një qendër për emigrantët dhe do të ketë po ashtu një terminal pritjeje për emigrantët që do të procesohen në Shqipëri.

Ai shtoi se shifra e 36 mijë emigrantëve është bazuar në idenë se do të procesohen çdo muaj 3 mijë persona, gjë për të cilën Rama u shpreh se nuk ishte i sigurt nëse do të ndodhte. Sakaq, ai shtoi se “zhurma” rreth marrëveshjes erdhi vetëm sepse Shqipëria nuk është një vend i BE-së, sepse sipas tij, nëse marrëveshja do të firmosej me një vend të BE-së “askush nuk do ishte humbur një minutë duke folur për të”.

“Është një qendër dhe një terminal pritjeje në kufi ku emigrantët do të regjistrohen në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë proces që do të punojë si orë zvicerane, duke përpunuar çdo muaj 3 mijë emigrantë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurt. Edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje do të ketë vetëm 3 mijë vende, qendra është vetëm për 3 mijë persona. Do të ndërtohet 100% në kriteret që BE ka hartuar për këto qendra. Arsyeja pse ndodhi kjo zhurmë është se Shqipëria nuk është anëtare e BE-së.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne