Marrëveshja për kampet me emigrantët afrikanë, ministri italian vjen sot në Shqipëri, do të takohet me Ramën

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, viziton sot Shqipërinë, ndërsa do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama. Fokusi i vizitës është çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët. Ministri i Jashtëm Italian pritet të vizitojë dhe Shëngjinin.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët afrikanë duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne