Shkon në 20.057 numri i të vrarëve nga sulmet izraelite në Gaza

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 20.057, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavën e bllokuar. Të paktën 53.320 të tjerë janë plagosur në sulmet izraelite që nga 7 tetori, shtoi ministria.

“Të paktën 390 njerëz janë vrarë dhe 734 të tjerë janë plagosur në 48 orët e fundit në të cilat komunikimet u ndërprenë në Rripin e Gazës”, thuhet në një deklaratë.

Izraeli nisi sulme intensive ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës pas një sulmi ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor. Numri zyrtar i të vdekurve në Izrael është 1.200./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne