Snajperët izraelitë vrasin një grua që punonte në Spitalin Al-Awda në veri të Rripit të Gazës

Snajperët izraelitë vranë një grua të enjten vonë, e cila punonte në Spitalin Al-Awda në veri të Rripit të Gazës, i cili ka qenë i rrethuar nga ushtria ditët e fundit, tha qeveria e enklavës. Të pranishmit në spital nuk kanë qenë në gjendje të kenë qasje në “ujë, ushqim dhe ilaçe” dhe u janë nënshtruar ndalimit dhe torturës, tha në një deklaratë Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

Ushtria izraelite e ka kthyer Spitalin Al-Awda në “kazermë ushtarake”, tha ministria të martën. Zëdhënësi Ashraf al-Qudra tha se ushtria izraelite po mban 240 palestinezë, duke përfshirë 80 pjesëtarë të stafit mjekësor, 40 pacientë dhe 120 persona të zhvendosur brenda spitalit.

Ai tha gjithashtu se palestinezët brenda spitalit janë pa ujë, ushqim dhe ilaçe dhe ushtria izraelite pengon lëvizjen midis njësive spitalore./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne