PËR HIR TË SË VËRTETËS HISTORIKE

Nga Salim Kadri Kerimi, Shkup

Para ca ditëve kisha rastin ta lexoj fejtonin të ri të kolegut tim historijan z.Qerim Lita, i publikuar në portalin të Gazetës “KOHA”, nga Shkupi i Maqedonisë, në të cilin në tre vazhdime të njëpasnjëshme (12, 13 dhe 14 Dhjetor 2023), bënte fjalë për shpërnguljen e shqiptarëve nga Maqedonija dhe Kosova në Turqi, në periudhën 1912-1939, si dhe për reagimin e shtetit shqiptar në lidhje me çështjen në fjalë.

Meqënse çështjen e shpërnguljes posaçërisht të turqve nga Maqedonija në Turqi, pas Luftës të dytë botërore, në mënyrë shum intenzive dhe të detajuarë e kam studijuarë plot pesë vjet, dhe si autor i veprës kërkimore – shkencore dhe i një numri të madh të artikujve rreth çështjes në fjalë, të publikuara në disa revista, gazeta dhe portale të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Turqisë dhe Serbisë, me këtë rast dua ti sqaroj disa të pavërteta të cilat nuk e di për të satën herë i ka përsëritur dhe pa ndërprerje vazhdon ta bëjë atë z.Q.Lita. Pamvarsisht prej kësaj, kolegun Lita së pari dua ta përgëzoj për mundin dhe punën të madhe që viteve të fundit e ka bërë për ti zbuluarë dhe zbardhur disa çështje/ ndodhi tragjike me të cilat populli shqiptar në Maqedoni dhe më gjerë ka qenë i ballafaquarë në periudhën pas Luftave Ballkanike dhe gjer në shpërbërjen e Jugosllavisë socijaliste.

Njëkohësisht z.Q.Lita assesi nuk mund ta kuptoj pse në mënyrë permanente/ të vazhdueshme insiston dhe mundohet ta mohojë egzistencën e popullatës turke në krahina të ndryshme të Maqedonisë, kur më se e qartë është e vërteta faktike se së paku duke filluarë nga fillimi i shekullit të 15 dhe gjer më sot, popullatë turke nuk ka patur/ nuk ka vetëm në pjesën e Maqedonisë Lindore, siç vazhdon pa ndërprerje të shkruajë autori në fjalë, por në të gjith teritorin e saj. Duke mos dashur ti përsëris të dhënat me të cilat në mënyrë të patjetërsueshme vërtetohet pranija e popullatës turke në krahina të ndryshme të Maqedonisë, kësaj radhe dua ti parashtroj këto disa pyetje:
1. Pse në ndërtesat ku janë të vendosur administratat e disa komunave, përfshirë edhe në Gostivar, përveç flamujve të Maqedonisë dhe atij shqiptar valavitet edhe flamuri turk?;
2. Vall për Q.Litën nuk kanë asçfar rëndësi të dhënat statistikore që nga periudha osmane dhe gjer në regjistrimin të fundit (2021) për praninë e popullatës turke jo vetëm në Maqedoninë Lindore por edhe në: Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Qendra Zhupë, Dibër, Strugë, Ohër, Resnjë, Manastir, Prilep, Veles, e gjetkë?; dhe,
3. Me çfar të drejtë z.Q.Lita i anashkalon dhe mohon të dhënat dhe faktet që jo për një shkencëtar por për një nxënës të shkollës të mesme janë më se të qarta dhe të padiskutueshme? Sipas mendimit tim, me një sjellje dhe qasje të tillë z.Q.Lita, së pari, e devalvon integritetin e tij shkencor, dhe së dyti, përhap mosbesim dhe armiqsi ndaj popullatës turke të Maqedonisë dhe më gjerë, një pjesë e madhe e së cilës me shekuj ka bashkëjetuar dhe vazhdon të bashkëjetojë me vëllezrit e tyre shqiptar. Me një qasje të këtillë Q.Lita njëkohësisht e devalvon imazhin dhe vlerat të historiografisë shqiptare, meqense, në se dikush she konkretisht z.Q.Lita, mer guxim ti shtrembërojë faktet për ngjarjet e të kaluarës së afërt, çfar mund të thuhet për mundësinë e shtrembërimit të fakteve rreth ngjarjeve të së kaluarës më të largme historike?

Para se të kaloj në sqarimin dhe parashtrimin e opinioneve të mia rreth disa vlerësimeve të tij, kolegun Lita dua ta korigjoj për këto disa gabime, që i janë përvjedhur në fejtonin e tij:
– mbiemri i diplomatit shqiptar Asaf nuk ka qenë Xhuxhuli por Xhaxhuli, pra bëhej fjalë për tashti më të ndjerin Asaf Xhaxhuli dhe jo për Asaf Xhuxhulin;
– emri i gazetës turke të asaj kohe, që në fejtonin e tij e ka përmendur Q.Lita, nuk quhej “TNIN” por “TANIN”; dhe,
– në dokumentin që ruahet në Arkivin shtetëror të Republikës së Maqedonisë (ДАРМ, 1.1178.1.54/108), të cilit i është referuar Q.Lita, bëhet fjalë për dy takimet (12 dhe 25 tetor 1938) të ambasadorit bullgar në Tiranë – Janko Peev, me Ministrin e Plotfuqishëm (pra Ambasadorin) të Republikës të Turqisë në Tiranë – Tugaj (Ahmed Hulusi Fuad Tugay), dhe jo me ministrin e punëve të brendshme të Turqisë, siç ka shkruarë Q.Lita.

Në vazhdim po i transmetoj një pjesë të vlerësimeve të Q.Litës, të cilat sipas mendimit tim janë gjysmë të vërteta ose të pavërteta, si dhe komentet/ opinionet e mia rreth çështjeve në fjalë:
1. Q.Lita: “Dokumentet e zbuluara kohët e fundit hedhin dritë se brenda vitit 1912/13, ushtritë pushtuese serbo-malazeze dhe greke, dëbuan me dhunë mbi 200.000 shqiptarë, pjesa dërrmuese e tyre u vendosën në Stamboll, Anadoll dhe në vise të tjera të Turqisë. Ndërsa, sipas një llogaritjeje të bërë nga Legata Shqiptare e Ankarasë, në vitin 1928 në Turqi gjendeshin 27-30.000 familje shqiptare të shpërngulura nga Kosova, Trevat Lindore dhe Çamëria, duke përfshirë edhe ata shqiptarë që kishin emigruar pas vitit 1913”.
– Kur një studijues i referohet ndonjë dokumenti, ai dhe në rastin konkret z.Q,Lita, e ka për detyrë ta sqarojë për cilin dokument bëhet fjalë dhe ku ndodhet/ ku ruahet ai. Me sa e di unë, ushtarët serbo-malazezë pas Luftave Ballkanike, nga vendbanimet e tyre nuk i dëbonin vetëm shqiptarët por të gjithë popullatën muslimane, që dotë thotë në mesin e 200.000 të dëbuarve jo të gjithë ata kanë qenë vetëm shqiptarë. E njëjta vlen edhe për të dhënat e Legatës Shqiptare në Ankara, mes atyre 27-30.000 familje të shpërngulura nga Kosova dhe Trevat Lindore jo të gjith kanë qenë vetëm shqiptarë. Në se e kemi parasysh faktin se me “Urdhrin” me shkrim të funksionerit të lartë të administratës osmane – Shukri Kaja (Şükrü Kaya), të vitit 1917 (“Arnavut Muhacirlerin Suret-i Celb ve İskanları Hakkında Talimat” – BCA-272-0-0-14-79-9-15.Toprak İskan Genel Müdürlüğü Tasnifi Muhacirin, Sevkiyat Kısmı), për ndalimin e ardhjes/pranimit të imigrantëve shqiptar në Turqi, i cili ishte në fuqi në periudhën nga viti 1917 e gjer në vitin 1934, atëhere më se e qartë është se numri i shqiptarëve nga trevat të atëhershme jugosllave të shpërngulur në Turqi, në periudhën e lartpërmendur, nuk ka qenë aq i madh siç e ka prezantuarë z.Q.Lita. Sipas të dhënave që janë të publikuara në librin (“Bir Tasfiye ve Örtülü Sürğün Metodu Olarak – Balkanlar’dan Türkiye’ye Göçler–1923-2004”, İstambul, 2023) të historijanit turk Jëlldërëm Aanollu (Yıldırım Ağanoğlu), përkundër refuzimit të palës turke për pranimin edhe të popullatës shqiptare nga Greqija, në 1923-1924, nga Çamërija në Turqi bashk me popullatën turke qenkan të detyruarë të shpërngulen edhe 55.000 shqiptarë, të cilët paskan qenë të vendosur në rethet e qyteteve Antalja dhe Silifke. Në të njëjtin libër të autorit turk, duke iu referuarë dokumenteve osmane/ turke, po ashtu, bëhet fjalë edhe për ardhjen/ pranimin të kohëpaskohshme edhe të një numër të vogël shqiptarë edhe nga Serbija/ Jugosllavija, në situata kur autoritetet turke nuk kanë mundur të gjejnë zgjedhje të tjera (riatdhetsimin e tyre në Shqipëri, këthimin e tyre nga kanë ardhur, e tj., e tj.)
2. Q.Lita: “Mirëpo, kjo çështje për autoritetet qeveritare turke nuk ishte me prioritet, për arsye se sipas tyre numri i popullsisë turke në këtë shtet (jugosllav) arrinte shifrën prej rreth 50.000 banorëve, që për dallim nga shtetet e tjera ballkanike, … përbënte një pakicë të parëndësishme”.
– Ky konkludim i Q.Litës praqet një të pavërtetë ordinere, mes tjerash për vet faktin se, siç dihet, përfshirë edhe sipas të dhënave statistikore të administratës Jugosllave, numri i turqve në Jugosllavi në 1921 ka qenë 150.322 frymë, kurse në fund të viteve 30 të shekullit të 20 ka qenë rreth 200.000 frymë e jo 50.000, siç kanë shpifur z.Q.Lita dhe disa studijues të tjerë shqiptar. Këtë fakt, siç e ka theksuarë edhe vet Q.Lita, e ka vërtetuarë edhe ambasadori bullgar në Tiranë Janko Peev, në takimin e tij me kolegun e tij turk (Tugaj).
3. Q.Lita: “Konventa parashihte që brenda gjashtë viteve, duke filluar nga viti 1939 e deri në vitin 1944, nga Kosova, trevat shqiptare në Maqedoninë e sotme Veriore dhe Mali i Zi, do të shpërnguleshin gjithsej 40.000 familje shqiptare myslimane. Kjo çështje sqarohej në nenin IV të Konventës…”;dhe,
4. Q.Lita: “Për sa më sipër, shihet qartë se me përjashtim të disa rajoneve në pjesën lindore të Maqedonisë së sotme, ku siç dihet banorët myslimanë i takonin kombësisë turke (turk-juruk), të gjithë rajonet e tjerë ishin të populluara me popullsi shqiptare”.
– Duke u nisur nga vlerësimet e mësipërme, e shoh të arsyeshme edhe kësaj radhe, nuk e di për të satën herë, ta shpreh mospajtimin tim me vlerësimin e kolegut Lita, se gjoja sipas konventës të lartpërmendur turko–jugosllave, palët negociuese qënkan marë vesh, mes viteve 1939 dhe 1944, në Turqi “… nga Kosova, trevat shqiptare të Maqedonisë së sotme të Veriut dhe nga Mali i Zi, do të shpërnguleshin gjithsej 40.000 familje shqiptare myslimane”. Ky vlerësim i kolegut Lita është jo i vërtetë, mendoj unë, mes tjerash, për vet faktin se gati në gjysmën e vendbanimeve të “Banovinës të Vardarit”, as atëherë dhe as sot, nuk ka patur popullatë shqiptare, ose në se ka patur numri i tyre ka qenë simbolik. Kurse në një pjesë të vendbanimeve të dy banovinave të tjera (Zetës dhe Moravës), aso kohe dhe sot, përveç shqiptarëve të cilët kanë qenë popullatë dominante, kanë jetuar/ jetojnë edhe pjesëtarë të etnive turke, boshnjake, pomake/ gorane, e tj. Vet emri i konventës, si dhe neni i parë i saj, flasin për shpërnguljen e popullatës muslimane jugosllave të cilët flasin turqisht dhe që i takojnë “kulturës turke”, dhe jo për shpërnguljen të shqiptarëve, siç ka deklaruar kolegu Qerim Lita.
5. Q.Lita: ” Konventa parashihte që brenda gjashtë viteve, duke filluar nga viti 1939 e deri në vitin 1944, nga Kosova, trevat shqiptare në Maqedoninë e sotme Veriore dhe Mali i Zi, do të shpërnguleshin gjithsej 40.000 familje shqiptare myslimane”.
– Në tekstin e Konventës që unë e posedoj, në asnjë nen të saj, pra as në Nenin IV, kërkund nuk bëhet fjalë se gjoja “…, nga Kosova, trevat shqiptare në Maqedoninë e sotme Veriore dhe Mali i Zi, do të shpërnguleshin gjithsej 40.000 familje shqiptare myslimane”, siç shkruan Q.Lita. Kjo zdomethënë se autoritetet e atëhershme jugosllave/ serbe, duke e shfrytëzuarë konventën në fjalë, në kokat e tyre të sëmurë në plan të parë e kishin parasysh pastrimin e Jugosllavisë nga shqiptarët dhe turqit.
Dhe fare nëfund të kësaj polemike dashamirëse, uroj që kolegu i im i nderuarë – Zotëri Qerim Lita së fundi, duke folur për çështjen e shpërnguljes të popullatës muslimane nga Jugoslavija në Turqi, para dhe pas Luftës së dytë botrore, ngjarjet tragjike me të cilat janë ballafaquar të parit tanë të mjerë, ti trajtojë me qasje më pragmatike/ më objektive. Duke vepruarë në at mënyrë, historinë e tragjedive në fjalë para opinionit publik do ta parashtrojë dhe trajtojë në formë siç i ka hije një shkencëtari të mirëfilltë, pa e keqpërdorë atë për interesa të ndryshme të qarqeve egoiste.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne