“Martinin e vrau qeveria, jo TikTok-u” – protesta e PD në Tiranë

Opozita këtë të shtunë, për rreth një orë protestoi kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e rrjetit social TikTok, me pretendimin për ruajten e sigurisë për fëmijët në shkolla.

Me pankarta në ku shkruhej “Martinin e vrau qeveria, jo Tik Tok-u”, referuar faktin që indicia për mbylljen e aplikacionit ishte vrasja e Martin Canit më 18 nëntor, apo “Shqipëria 2025 ndalohet Tik Tok, lejohet korrupsioni”, “Tani do të merremi me diçka më produktive, si korrupsioni”, “E çove edhe Tik Tok-un në emigracion”, të rinjtë e FRPD-së iu drejtuan sheshit përballë Kryeministrisë.

Edhe pse të vakët në numër, në protestë u bashkua kryedemokrati Sali Berisha, deputetë të kësaj force politike apo edhe aleatëve të kësaj force politike.

Fjalimin në protestë e mbajtën disa të rinj, aktorë dhe disa nga të pranishmit në protestë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne