Maryam Rajavi kërkon mbështetje për luftë kundër Iranit në Parlamentin Evropian

Në një veprim të hapur terrorist, Maryam Rajavi, udhëheqësja e grupit terrorist të Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK/NCRI), shfrytëzoi foltoren e Parlamentit Evropian për të bërë thirrje të drejtpërdrejtë për përmbysjen e regjimit iranian, duke nxitur per lufte dhe trazira në emër të “rezistencës së organizuar”.

Duke përdorur një retorikë të ngarkuar me akuza dhe gjuhë lufte, Rajavi i kërkoi Evropes të heqë dorë nga diplomacia dhe të mbështesë atë që ajo e quajti “regjim ndryshim nga populli iranian” një formulim që në thelb legjitimon ndërhyrjen e organizatës së saj në politikën e brendshme të Iranit dhe përgatit terrenin për një konflikt të armatosur.

Rajavi drejton një organizatë të diskredituar, e cila për vite me radhë ka qenë në listat e zezë të organizatave terroriste në SHBA dhe BE, dhe që ka qenë përgjegjëse për një sërë atentatesh dhe sulmesh terroriste brenda Iranit gjatë dekadave të kaluara. NCRI dhe krahu i saj ushtarak, MEK, kanë një histori të gjatë aleancash të dyshimta, përfshirë bashkëpunimin me Sadam Husseinin gjatë luftës Iran-Irak, duke luftuar kundër ushtarëve të vendit të tyre.

Sot, e veshur me petkun e “opozitës demokratike”, Rajavi kërkon mbështetje ndërkombëtare për një plan të rrezikshëm që s’ka asnjë legjitimitet brenda Iranit. Protestat në vend, të cilave ajo u referohet, janë përpjekje spontane të popullit iranian për liri dhe drejtësi — jo një thirrje për një sekt të larguar nga realiteti, që operon nga Parisi dhe është i izoluar nga shoqëria iraniane.

Rajavi përpiqet të paraqesë NCRI-në si kampione të të drejtave të njeriut, por brenda vetë strukturës së MEK-ut sundon një regjim autoritar, ku kritika nuk tolerohet dhe ku ish-anëtarë flasin për abuzime sistematike, ndalim kontakti me botën jashtë, dhe indoktrinim të përhershëm.

Thirrja e saj që BE të shpallë Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste nuk është asgjë më shumë se një përpjekje për ta nxitur Evropën në një rrugë pa kthim drejt përplasjeve ushtarake. E njëjta strategji u ndoq në Irak, Afganistan, Libi – dhe të gjithë e dimë si përfunduan ato aventura të “demokratizimit” me bombardimet e NATO-s dhe SHBA-se per hir te Izraelit dhe zionizmit.

Në fund të fjalimit, Rajavi përsëriti premtimet e zakonshme për një “Iran demokratik, pa dënim me vdekje dhe pa armë bërthamore”, por realiteti është se ajo kërkon të zëvendësojë një regjim autoritar me një tjetër, të ndërtuar mbi besnikëri të verbër dhe propagandë.

Ajo përfundoi me fjalët: “Populli i Iranit do përmbysjen e regjimit. Kjo është arsyeja pse jam këtu sot.” Më poshtë mund të shihni videon dhe fotot nga fjalimi i Maryam Rajavit në Parlamentin Evropian, një moment i fortë propagandistik nga një organizatë që për shumë vetë, përfaqëson më shumë një rrezik sesa një alternativë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne