“Masakër e ngadaltë”: Uria në Gaza po vret edhe pa bomba

Eksperti britanik i urisë dhe krimeve të luftës, Alex de Waal, tha për AJ+ se edhe nëse Izraeli do të ndalonte bombardimet dhe ndihma humanitare do të hynte lirshëm në Gaza, uria e shkaktuar nga bllokada izraelite do të vazhdonte të vriste palestinezë.

De Waal, që ka mbi 40 vjet përvojë në studimin e urisë dhe konflikteve, akuzoi Izraelin se ka mbajtur qëllimisht Gazën në prag të urisë për muaj të tërë, duke e përdorur ushqimin si mjet lufte.

Sipas tij, pasojat e kësaj politike do të ndihen për breza të tërë – fizikisht, biologjikisht dhe shoqërisht – duke lënë pasoja të thella në shëndetin dhe zhvillimin e popullsisë palestineze. /mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne