Masakra në Shkodër/ Policia në kërkim të autorëve, sekuestron kamerat e sigurisë dhe gëzhojat

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër, ku pas një atentati mafioz kanë mbetur të vdekur dy persona.  Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se objektiv i këtij atentati kanë qenë 2 persona, Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ky i fundit është djali i ish kandidatit të PD në Shkodër Xhemal Bushati ku përpara pak muajsh ra dhe pre e një kërcënimi me armë.

Teksa në ngjarje është përfshirë një çift bashkëshortësh, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me motor.Sipas burimeve bëhet me dije se policia po sekuestron pamjet e sigurisë. Ndërkohë që bëhet me dije se automjeti është ndjekur për disa metra dhe është qëlluar me breshëri plumbash.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gëzhojat janë përhapur kudo përgjatë aksit rrugor Shkodër- Han i Hotit, në afërsi te Dobraçit

Dyshohet se pasi plumbat kanë prekur drejtuesin e makinës tip Benz që ka qenë shënjestra, mjeti ka dalë nga rruga duke përfunduar në oborrin e një servisi. Teksa nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, duken automjetet e Policisë dhe ambulancës që kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë në lidhje me ngjarjen.

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne