Masat për frenimin e emigracionit? FMN: Ndryshime në paga sipas produktivitetit të punonjësve

Përshpejtimi i emigracionit në vendin tonë dhe shpopullimi i fshatrave,  ka nevojë për ndërmarrjen urgjente të politikave për zhvillimin dhe ruajtjen e kapitalit njerëzor.  Një analizë e fundit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, sugjeron qeverinë shqiptare që të vërë në jetë politika të shpejta për të për të zbutur efektet e emigrimit, politika të duhet të synojnë promovimin e kushteve ekonomike dhe sociale me qëllim frenimin e migrimit.

Burimet adekuate buxhetore dhe mekanizmat monitoruese nevojiten për të siguruar reforma  ë përkthehen në rezultate më të mira.  Rritja e pjesëmarrjesh së fuqisë punëtore të femrave gjithashtu vlerësohet se mund të ndihmojë në uljen e mungesës së fuqisë punëtore dhe nxitjen rritjes. Sipas studimit, hendeku gjinor në pjesëmarrjen në fuqinë punëtore mbetet i lartë për gratë. Mbyllja e këtij hendeku gjinor, vlerësohet se mund të rrisë nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri me 5 për qind. Po ashtu, ne dokument, thuhet se zgjerimi i aksesit në objektet e kujdesit për fëmijët mund të nxisë pjesëmarrjen dhe të reduktojë mungesën e fuqisë punëtore, veçanërisht për gratë pa arsim të lartë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne