Mashtronin të huajt të investonin në bursa, 13 të arrestuar, shpallet në kërkim administratori i Call Center-it

13 persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht në Elbasan pasi akuzohen se mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive. Ata telefononin shtetas të huaj, kryesisht italianë, iu prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex.

Në kërkim është shpallur Gëzim Demollari, administratori i subjektit call center, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në pranga kanë rënë: E. Ç., 29 vjeç, B. F., 46 vjeçe, Sh. I., 31 vjeçe, A. K., 32 vjeçe, E. L., 33 vjeçe, F. P., 36 vjeçe, G. K., 23 vjeçe, R. L., 31 vjeçe, G. K., 29 vjeç, D. H., 38 vjeçe, S. D., 30 vjeç, A. K., 30 vjeçe, A. C., 24 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

Po procedohen penalisht: J. L., D. Ç., M. L., Dh. Z., dhe L. T., për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim./BoldNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne