Mbështetësi i muxhahedinëve dhe gjithashtu arkitekti i sanksioneve ndaj Rusisë dënohet me 11 vjet burg
Demokrati Bob Menendez u shpall fajtor për 16 akuza në një skemë të gjerë ryshfeti për të favorizuar një vend të huaj.
Ish-Senatori Amerikan Bob Menendez është dënuar me 11 vjet burg për akuza korrupsioni dhe ryshfeti, pasi u shpall fajtor për pranimin e parave cash dhe shufrave të arit dhe për veprimin si një agjent i paligjshëm i qeverisë egjiptiane.
Demokrati nga Nju Xhersi u dënua korrikun e kaluar dhe dha dorëheqjen nga Senati një muaj më vonë, në vend që të përballej me përjashtimin. Ai më parë kishte qenë kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ku ishte i njohur për mbështetjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë, ndër të tjera.
“Publiku nuk duhet të mendojë se mund të shpëtosh nga ryshfeti, mashtrimi dhe tradhtia,” tha të mërkurën gjykatësi i Distriktit të SHBA, Sidney Stein. “Nuk e di çfarë të çoi deri këtu,” shtoi ai. “Do të duhet ta kuptosh vetë me kalimin e kohës.”
Prokurorët kishin kërkuar të paktën 15 vjet burg, së bashku me miliona dollarë konfiskime dhe gjoba, duke argumentuar se dënimi ishte i nevojshëm “për ndëshkimin e drejtë për këtë abuzim të jashtëzakonshëm me pushtetin dhe tradhti të besimit publik.”
Menendez është senatori i parë amerikan i dënuar për veprim si agjent i një qeverie të huaj.
“Për dikë që e ka kaluar gjithë jetën në shërbim publik, çdo ditë që zgjohem është një dënim,” tha ish-ligjvënësi në gjykatë.
Senatori Amerikan i dënuar në një gjyq korrupsioni
Menendez e nisi karrierën e tij politike në vitin 1974 kur u zgjodh në Bordin e Arsimit të Union City. Më pas, ai shërbeu si kryetar bashkie i qytetit nga 1986 deri në 1992, më pas u bë pjesë e legjislaturës shtetërore në 1988 dhe i senatit shtetëror në 1991. Ai përfaqësoi distriktin e 13-të të Nju Xhersit në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA nga 1993 deri në 2006, kur u emërua në Senat.
Menendez dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit pas ngritjes së akuzave fillestare në shtator 2023, ku ai kishte luajtur një rol kyç në hartimin e sanksioneve të Uashingtonit ndaj Moskës, madje edhe para përshkallëzimit të konfliktit në Ukrainë në shkurt 2022.
Avokati i tij, Adam Fee, argumentoi se gati 50 vjet shërbimi publik nuk duhet të errësohen nga dënimi i tij, duke hedhur poshtë përshkrimin e tij në publik si “Gold Bar Bob.” Ekipi i mbrojtjes gjithashtu kërkoi që Menendez të mos hynte në burg deri në përfundimin e apelimit të dënimit.
Të martën, më 2 maj 2023, Maryam Rajavi u takua virtualisht me senatorin Robert Menendez, kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit të SHBA.- shkruan në profilian e saj Maryam Rajavi, ku biseda e tyre sigurisht do të ishte mbi shpifjet që kryetarja e kultit Rajavi bën kundër vendit të saj për të legjitimuar veten si opozitë dhe për ti garantuar vetes pushtet dhe patjetër duke nxitur luftë kundër shtetit të saj të origjinës Iranit.
/RT/GazetaImpakt