Mbështetja e Iranit për gjykimin e regjimit sionist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Iranit mbështeti veprimin e qeverisë së Afrikës së Jugut për të paraqitur një ankesë kundër regjimit sionist pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Iranit mbështeti veprimin e qeverisë së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë deklaratë thuhet: Kanë kaluar më shumë se tre muaj radhazi që nga sulmet ushtarake të gjithanshme dhe brutale të regjimit uzurpues sionist kundër popullit palestinez në Rripin e Gazës, si dhe banorëve të Bregut Perëndimor dhe regjimi në fjalë, nën heshtjen e të gjithëve dhe me mbështetjen e gjithanshme dhe të pakushtëzuar të disa qeverive, kundër kombit të shtypur palestinez ka kryer të gjitha llojet e krimeve të listuara si të ndaluara në konventat ndërkohë, krime këto që vazhdojnë ende.

Edhe një herë, Republika Islamike e Iranit dënon fuqishëm krimet e luftës dhe gjenocidin e regjimit të aparteidit sionist kundër kombit palestinez dhe deklaron mbështetjen e saj për veprimin e qeverisë së Afrikës së Jugut kundër regjimit sionist përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Republika Islamike e Iranit e vlerëson veprimin e qeverisë së Afrikës së Jugut si një veprim të përgjegjshëm, të guximshëm dhe të nderuar të bazuar në ligjin ndërkombëtar në mbrojtje të kombit palestinez dhe bën thirrje për mbështetjen e vendosur të bashkësisë ndërkombëtare për të garantuar ndjekjen e autorëve të veprave penale. Afrika e Jugut ka paraqitur një ankesë kundër regjimit sionist në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë të Holandës me qëllim ndëshkimin e autorëve të vrasjes së palestinezëve në Rripin e Gazës dhe përfundimin e krimeve të sionistëve.

Në këtë ankesë prej 84 faqesh, Afrika e Jugut ka akuzuar Izraelin për shkelje të dispozitave të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit.  Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës sot dhe nesër (11 dhe 12 janar) do të shqyrtojë pikëpamjet ligjore të Afrikës së Jugut dhe regjimit sionist në lidhje me rastin e gjenocidit në Rripin e Gazës./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne