Shqiperia

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta: Diskutuam për koordinim me të gjitha institucionet

“Prokuroria të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës”.

Me këtë përfundim është dalë nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare sot pas takimit që thirri kreu i shtetit.

Presidenti Ilir Meta ka dhënë detaje nga mbledhja e sotme në një postim në rrjetet sociale ku shkruan:

“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”.
/tpz

OPINIONE