Me urdhër të Ramës dhe Ballës, qeveria “Bllokadë” protestës për Palestinën

Qeveria islamofobe Shqiptare ndaloi për të dytën herë me radhë protesën për Palestinën të planifikuar për të dielën në Tiranë.

Policia e kryeqytetit i ktheu dje përgjigje kërkesës së dërguar përpara tre ditësh për një tubimin për Palestinën, të dielen, në 26 Nëntor në sheshin Skenderbej dhe marshim në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në përgjigje, policia vendosi të ndalojë tubimin për arsye të pamundësisë që kanë strukturat e policisë për mbarëvajtjen e këtij tubimi, pasi janë të angazhuar me sigurinë e festave të 28 dhe 29 Nëntorit.

Me urdhër të islamofobve Edi Rama dhe Taulant Balla, refuzimi për protestë dhe tubim,
është i pabazuar ligjërisht dhe në shkelje të plotë të drejtës kushtetuese dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, për lirinë e tubimit.

Arsyetimi duket absurd, kjo pasi Polcia pak muaj më parë pati mundësi të menaxhonte protesta madhore të opozitës dhe aktivitete të qeverisë njëkohësisht, të cilat kaluan pa probleme.

Policia në mënyrë te përsëritur ka kufizuar apo ndalur tubimet paqësore për Palestinën. Në tubimin e datës 5 Nëntor, Policia kufizoi protestën duke mos lejuar marshimin, në mënyrë arbitrare dhe kundër ligjeve në fuqi ndërsa ndaloi organizmin e tubimit në datë 19 Nëntor dhe 26 Nëntor. Të gjitha këto tregojnë se pas këtyre ndalimeve, qëndron një urdhër politik.

Ndalimi i tubimeve dhe protestave të ndryshme është i pazakonshëm në vendin tonë, mirëpo po bëhet në mënyrë sistematike në lidhje me çështjen e Palestinës, duke treguar që qeveria shqiptare po bëhet qartazi palë me masakrat makabre, gjenocidin dhe krimet që po ndodhin ndaj popullit palestinez.

Grupi organizator pas konsultimeve vendosi që vendimi i Policise për ndalimin e tubimit të ankimohet në Gjykatë dhe më pas të vazhdoj organizmin e protestave në vijimësi nëse ato do të jenë të nevojshme, sikurse ato po kryhen rregullisht në të gjithë botën demokratike perëndimore dhe më tej.

Tubimet paqësore dhe protestat ndalohen të organizohen apo organizohen me leje, vetëm në vendet totalitare diktatoriale./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne