MEK-u humbet nje tjeter muxhahedin: Morteza Qaraoghlani

Organizata terroriste e muxhahedineve iraniane te strehuar ne Manze, dje ka humbur nje tjeter militant te dhunshem dhe te kaluar te erret. Behet fjale per xhihadistin radikal Mortaza Qaraoghlani (Karaollani). Lajmin per vdekjen e Karaollanit e japin burime te ndryshme. I pari qe e dha kete njoftim ishte gazetari Gjergji Thanasi, i cili ne nje postim ne profilin e tij ne Facebook shkroi:

“Te dashur miq ky individi ne FOTO eshte nje nga iranianet e Manzes, qe u tregua super aktiv dhe mjaft agresiv gjate sulmit qe hordhia e ketyre ish terroristeve kreu kundra Panairit te Librit 2022 (17 gusht ) ne Durres ne stenden e Shoqates “ASILA”.
Ky person madje tentoi edhe te griste flamurin shqiptar. Z. Dashamir Mersuli, kryetari i Shoqates “Asila” i dha nje mesim te mire ketij ish terroristi, qe tentoi te perdhoste flamurin e Shqiperise. Tashme, qe po fillojne telashet gjyqesore per ish terroristet iraniane, qe sulmuan panairin e librit, papritmas e pa pandehur ky ish terroristi vdiq ne Kampin Ashraf 3 ne Manez!!! Cfare koincidence!!!
I bej thirrje organeve shqiptare te drejtesise te urdherojne kryerjen e autopsise se kadavres se ketij ish terroristi.
Ndonese nuk jam jurist, e di dhe ua kujtoj organeve te drejtesise, qe vepra penale e shperdorimit te detyres konsumohet me veprime dhe me mosveprime!!!!
Drejtesia vonon, por nuk mungon!!!! ”

Ne postimin ne fjale, Thanasi kujtonte qe Karaollani eshte nje xhihadistet e dhunshem te cilet ne gusht 2022 u mundu qe ne Panairin e Librit ne Durres, te grise flamurin shqiptar. Si kunderpergjigje ndaj ketij akti anti-shqiptar, kryetari i shoqates ASILA, Dashamir Mersuli, e goditi me shpulle banditin iranian. Por sikur tregon Thanasi ne postimin e tij te dates 4 shkurt 2023, prokurorja Teuta Rudha ka refuzuar qe te hapi proces penal kunder Karaollanit dhe bandes muxhahedine qe shkaterroi panairin e librit ne gusht 2022. Thanasi i cili pritet te hedhi ne gjyq prokurorine e Durresit dhe banden muxhahedine per krimin e tyre te gushtit 2022 ve ne pyetje vdekjen e dyshimte te Karaollanit, ku ai eshte nje nga te akuzuar kryesore per dhune terroriste kunder flamurit shqiptar dhe panairit te librit.

Ndersa gazetari iranian Alireza Niknam ne nje postimin e tij ne twitter aludon qe Karaollani eshte vrare nga MEK-u pasi personi ne fjale nuk vuante asnje problem shendetesor. Vdekja apo vrasja e Morteza Qaraoghlanit shton edhe nje xhihadist tashme te vdekur ne armaten e qyqeve te Maryam Rajavit ne Shqiperi. Dhe kuptohet, ashtu sikur me rastin e dhunes kunder panairit te librit ne Durres, sikur me rastet e sulmeve kibernetike kunder Iranit, sikur me rastet e thirrjeve per dhune dhe permbysje regjimi ne Iran, armata muxhahedine nuk perballet asnjehere me drejtesine ne Shqiperi. Maryam Rajavi mund te vrasi apo ti vdesin muxhahedet e saj pa fund, ajo qendron mbi ligjin.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne