Nga Petro Prodani
Rreth 2100 vite te shkuara, historiani Grek Diodorus Sisulus pershkruante me emrin ‘Pretannia’ nje popullate qe jetonte ne nje ishull i cili si rrjedhim u quajt ‘Britannia’. Behet fjale per Britanine e Madhe sic e njohim sot. Disa dekada pas EK, Romaket e pushtuan ishullin ne fjale. Ne rekorded e tyre shfaqen kryesisht dy emra; Albion dhe Britannia.
Pas largimit te Romakeve ne vitin 410, ishulli ra viktime e fushatave te njepasnjeshme pushtimesh nga fise dhe fara te vendeve perreth, perfshi Saxons, Jutes dhe Angles. Keto tre te fundit ishin fise Gjermanike nga territore qe sot i perkasin Gjermanised dhe Danimarkes. Realiteti kohor bente fjale per gjuhe dhe kultura te ndryshme qe nuk kishin te benin shume me njera-tjeteren. Bile dhe fizikisht, banoret e vjeter ishin te zeshket, ndersa te ardhurit rishtaz lekurebardhe …
Data: 26 Maj, 735
C’fara jane keta ?
Angli – i pergjigjet shitesi.
Non angli, sed angeli ! – kunderpergjigjet murgu – qe ne Shqip do te thote ‘Jo angli, por engjej’.
Murgu quhej Gregorius. Vite me vone, ne Shtator te vitit 590, ai u be i madhi i Kishes Katolike me epitetin Papa i Madh Gregorius i Pare. Thuhet se ai kurre nuk i kishte harruar femijet ‘Engjej’ qe shiteshin si skllever ne Rome. Per kete arsye ish-murgu dergoi ne Albionin e dikurshem nje delegacion te perbere prej 40 klerikesh. Misioni i tyre: Perhapja e Kristianizmit ne mes te paganeve me pamjen magjepese qe atij i kishin mbetur ne kujtese.
Ishte pikerisht ky projekt, (I filluar ne vitin 595 dhe i njohur si ‘Misioni Gregorian’), qe e beri ate te famshem ne mes te papeve te kohes se tij duke i dhene titullin ‘Gregorius I Magnus’. Disa studjues thone se identifikimi i ishullit me emrin Angli/Anglia lidhet drejtpersedrejti me historine e femijeve skllever dhe shprehjen ‘Non angli, sed angeli’ te murgut te kthyer ne pape.
Mendoj se ky pozicion ben sens logjik. Harta e meposhtme tregon zonen e vogel ‘Anglia’ ne teresine tokesore te ishullit qe njohur si Mbreteria e Albion-it. (Shenim: Mbreterie e Albionit nuk ka egzistuar kurre dhe kjo harte eshte me se shumti fantazi, por provinca ‘Anglia’ ka qene pak a shume ne te njejten vend dhe shtrirje). Nuk shoh arsye tjeter se perse emri ‘Angli’ te ishte preferuar me shume se emrat e fiseve te tjera.

