Angela Merkel, e cila në librin e kujtimeve që do të botohet së shpejti, ngre frikën për të ardhmen e rendit demokratik perëndimor me Donald Trumpin si president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shprehur gjithashtu shqetësime të mëdha për rolin që do të luajë miliarderi Elon Musk në administratën e Trump.
Ish-kancelarja gjermane ka thënë se 16 vjet në pushtet i kishin mësuar asaj se interesat e biznesit dhe ato politike duhet të mbahen në ekuilibër të mirë.
Musk, i cili po këshillon Trumpin për prioritetet që duhet të ketë në mandatin e dytë, është ngarkuar nga presidenti i zgjedhur të drejtojë një Departament të sapokrijuar: atë të të efikasitetit të qeverisë së bashku me republikanin Vivek Ramasëamy.
Sipas Merkelit, çështjet financiare të shefit të “SpaceX” dhe “Tesla” e bënë një emërim të tillë shumë problematik.
“Nëse një person si ai është pronar i 60 për qind të të gjithë satelitëve që orbitojnë në hapësirë, atëherë kjo duhet të jetë shqetësim i madh për ne së bashku me çështjet politike. Politika duhet të përcaktojë ekuilibrin shoqëror midis qytetarëve të fuqishëm dhe atyre të zakonshëm”, ka thënë ajo.
Ajo ka theksuar se në krizën financiare 2007-08 gjatë mandatit të saj të parë si kancelare gjermane, “sfera politike ishte autoriteti përfundimtar që mund t’i rregullonte gjërat”.
“Dhe nëse ky autoritet përfundimtar është shumë i ndikuar nga kompanitë, qoftë përmes fuqisë kapitale apo aftësive teknologjike, atëherë kjo është sfidë e paprecedentë për të gjithë ne”, ka thënë Merkel.
Ajo ka thënë se një nga standardet që veçon shoqëritë e lira ishte kontrolli i fuqisë së korporatave dhe ndikimi i ultra të pasurve.
“Në një demokraci, politika nuk është kurrë e pafuqishme kundër kompanive”, ka deklaruar ajo./TopChannel
Merkeli “e trembur” nga Musk? Ai zotëron mbi 60 për qind të satelitëve, duhet kontrolluar
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Makami i Ezanit dhe rënkimi i Bledi Manes
December 10, 2024
Erdogan i preu në besë, Al Aksa do të shkatërrohet, Siria pas Asadit
December 9, 2024
Asabija e Ibn Khaldunit dhe rënia e shpejtë e Bashar al-Asadit
December 9, 2024
Gëzim Katuçi: Siri çfarë ka ndodhur sipas meje
December 9, 2024
Pepe Escobar: Tragjedia e Sirisë dhe Lufta e Re Omni
December 9, 2024
SHBA e kapur në befasi ndërsa Siria përmbys al-Assad
December 9, 2024