Mes tymueseve dhe shpërthimeve me shashka, miratohet me 74 vota pro buxheti 2024, mbyllet seanca

Mazhoranca ka miratuar buxhetin e 2024 dhe paketën fiskale për 7 minuta mes tymueseve dhe shpërthimeve me shashka nga deputetët e opozitës.

Buxheti dhe paketa fiskale u miratuan pa debate dhe pa diskutime në Kuvendin e Shqipërisë me 74 vota pro nga PS, pas kaosit të krijuar në sallën parlamentare ku, ashtu si në seancat e kaluara, ligjvënësit opozitarë grumbulluan karriget pranë foltores dhe ndezën tymuese.

Risi gjatë kësaj seanca ishte hedhja e shashkave që u dëgjuan në sallën e Parlamentit gjatë kohës së deputetët e PS-së votonin duke ngritur kartonët për miratimin e buxhetit 2024, ndërsa ligjvënësit opozitarë i binin tavolinave. “Turp”, “turp”, dëgjohen duke bërtitur deputet e PD-së në sallë pas mbylljes së seancës 7 minutëshe.

Kjo është hera e parë që në Kuvendin e Shqipërisë buxheti miratohet nen për nen pa diskutime dhe në një kohë rekord./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne