Mesdhe: Turqia gati të përdorë armët

Ditët e kaluara situata në Mesdheun Lindor është përkeqësuar në mënyrë të rrezikshme.

Turqia ka njoftuar se anija “Oruc Reis” do të nisë së shpejti shpimet në kërkimit të gazit natyror pranë ishullit grek të Kastelorizo. Qeveria greke ka bërë të qartë se shpime të tilla nuk do të tolerohen, sepse ato do të zhvillohen në territorin grek.

Sipas një raporti një konflikt i armatosur midis Turqisë dhe Greqisë arriti të shmangej vetëm të martën në mbrëmje përmes ndërmjetësimit të kancelares Angela Merkel, ndërkohë që forcat e armatosura të të dy vendeve vazhdojnë të jenë në gjendje gatishmërie.

BE-ja ka kërcënuar me sanksione por deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell po i nxit të dy palët të negociojnë. Por për shkak të shumë çështjesh që kanë dalë në pah vitet e fundit si – çështja e refugjatëve, politika e energjisë, roli i Turqisë në Siri dhe Libi, BE-ja nuk është e bashkuar në qëndrimin ndaj Turqisë dhe secili vend mban qëndrime të ndryshme për të gjitha këto çështje në kuadër të interesave të veta kombëtare.

Kjo e bën edhe më të vështirë një politikë të përbashkët të BE-së ndaj Turqisë./parstoday/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne