Mijëra persona falin namazin e akshamit dhe jacisë në Al-Aksa

Pas heqjes së kufizimeve të zbatuara nga Izraeli në hyrjen për në kompleksin e Al-Aksas, palestinezët që ishin duke pritur në rajonin Qyteti i Vjetër i Jerusalemit Lindor që është nën okupim, falën namazin e akshamit dhe të jacisë brenda kompleksit.

Pas heqjes së kufizimit të sjellur nga Izraeli për meshkujt nën moshën 50 vjeçare për fajlen e namazit të xhumasë në kompleksin Al Aksa, mijëra persona u mblodhën në Al-Aksa të cilët shfaqën gëzimin e tyre duke bërë ruku në oborr.

Turma, numri i të cilëve arriti në mijëra me perëndimin e diellit, pas ezanit falën namazin e akshamit, ndërsa pas namazit të rinjtë dhe fëmijët shpërndanë ëmbëlsira.

Ndërkohë, nga shumë rajone të Jerusalemit Lindor janë hedhur fishekzjarre.

Çfarë ndodhi?

Përshkallëzimi i situatës në Al-Aksa ndodhi kur autoritetet izraelite mbyllën xhaminë Al-Aksa dhe anuluan namazin javor të së premtes për herë të parë pas gati pesë dekadash, pasi më 14 korrik policia izraelite vrau tre palestinezë me arsyetimin se kanë ndërmarrë sulm të armatosur, ndërsa pohoi se dy policë izraelitë kanë humbur jetën si pasojë e incidentit.

Xhamia më vonë u rihap pasi policia instaloi detektorë metali dhe kamera në portat e saj.

Muslimanët protestuan kundër masave dhe falën namazin para portave të kompleksit, ndërsa hasën në ndërhyrje nga forcat izraelite. Përplasjet me policinë çuan në vdekjen e 11 personave, përfshirë 8 palestinezë.

Megjithatë, Izraeli refuzoi të hiqte detektorët, duke pohuar se masat e sigurisë ishin të ngjashme me procedurat e përdorura në vende të tjera të shenjta anembanë botës.

Duke u dorëzuar përpara presionit ndërkombëtar, Izraeli hoqi detektorët e metalit më 25 korrik, por tha se një sistem i ri i mbikëqyrjes, që përdor “kontrolle të zgjuara” bazuar në teknologjinë e përparuar, do të vihej në vend të tyre.

Autoritetet izraelite dje në orët e hershme të mëngjesit hoqën edhe barrierat e hekurit të vendosura pranë portave të Al-Aksas.

Pas thirrjes së dijetarëve të Jerusalemit, muslimanët dje u mblodhën për të falur namazin e jacisë në Al-Aksa. Fillimisht, policia izraelite nuk hapi disa porta të kompleksit, por pas reagimit intensiv të palestinezëve, dje në Al-Aksa u hapën të gjitha portat dhe dhjetra mijëra persona filluan të hyjnë në kompleks.

Më pas, policia izraelite filloi të intervenojë ndaj palestinezëve brenda dhe jashtë Al-Aksas me shok bomba dhe plumba gome, si dhe mbylli të gjitha portat përveç Portës Asbat. Mbi njëqind palestinezë u plagosën gjatë intervenimit policor.

Kjo gjendje shkaktoi përplasje mes palestinezëve dhe policisë izraelite në oborrin dhe portat e Al-Aksas. Pas namazit të jacisë, policia izraelite hyri në Al-Aksa dhe u përpoq të nxjerrë me forcë muslimanët brenda xhamisë së Kibles. Firas ed-Dibs, koordinatori mediatik i Vakëfeve Islame të Jerusalemit, tha se forcat izraelite u përpoqën të thyejnë njërën nga dyert e xhamisë për të intervenuar./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne