Miku i Ramës dhe Veliajt hipën mbi tank, Kryerabini i Shqipërisë Yoel Kaplan bëhet ushtar dhe lufton ndaj muslimanëve në Gaza

Yoel Kaplan, Kryerabini izraelit në Shqipëri i është bashkuar prej kohësh ushtrisë izraelite në gjenocodin e saj në Palestinë për të vrarë muslimanët ose dëbuar ata nga trojet e tyre.

Kryerabini cili për vite me radhë ka qenë në Shqipëri, dhe është bërë i njohur për publikun shqiptar në daljet krah Kryeministrit Edi Rama, Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj, kryegjyshit botëror Baba Mondi, Ambasadores së Izraelit në Tiranë Galit Peleg, vitin e kaluar mori vendimin që të kthehej në vendin e tij, në Izrael dhe më pas ti bashkohej ushtrisë për të luftuar në Palestinë.

Prej 7 tetorit Yoel Kaplan i është bashkuar luftës në disa fronte në Gaza. Së fundmi ai është filmuar në Gaza teksa mban veshur rrobat ushtarake dhe qëndron i hipur mbi një tank në një zonë të shkatërruar Nga ushtria izraelite në Gaza ndërsa në duar mban një shofran.

Miku i kryeministrit shqiptar dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë i është bashkuar një lufte në kundërshtim me ligjet shqiptare, të cilat i ndalojnë pjesmarrjen në mënyrë aktive dhe joaktive në një luftë.

Nuk dihet nëse vasalët e Izraelit në Tiranë, kryeministri i qeverisë së korruptuar shqiptare Edi Rama dhe Erion Veliaj me bashkëpunëtorë në burg do ta presin me nderime kryerabinin kur ai të kthehet në Shqipëri.

Po ashtu pritet me interes se çfarë do të bëjnë institucionet e reja të drejtësisë SPAK dhe antiterrori shqiptar, do të nisin apo jo një hetim ndaj kryerabinit Yoel Kaplan për pjesmarrjen në luftë, si vepruan me gratë muslimane që shkuan në Siri, ndonëse ato nuk luftuan por ikën pas burrave të tyre.

Provat janë të hapura dhe pritet se si do të reagojë Shqipëria dhe institucionet shtetërore ndaj rastit të kryerabinit Koplan./GazetaImpakt/ 

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne