Shqiperia

Militantë të PS bashkohen me protestën e opozitës në Elbasan

Qindra qytetarë protestuan sot në qytetin e Elbasanit, të shoqëruar nga deputetët demokratë Luçio Boçi, dhe Endri Hasa, të cilët i bënë thirrje qytetarëve të Elbasanit të bashkohen në protestën e madhe me 16 shkurt në Tiranë.

Protestuesit marshuan përmes parkut dhe bulevardit kryesor të qytetit, duke kundërshtuar ndër të tjera dhe betonizimin e Parkut Rinia.

Deputetët e PD kanë theksuar se në protestë kishte pjesëmarrje masive të djathtë por edhe militantë të PS të cilët që ishin bërë pjesë e marshimit kundër papunësisë, varfërisë, krimit, pasigurisë, zhgënjimit, përçmimit që Qeveria Rama ia ka bërë peshqesh me votën e tyre Elbasanit, këto gjashtë vite arrogance të pashembullt.

“Ka ardhur koha që të protestojmë vëllezër. Ekonomia jonë është e dobët dhe vetëm na kanë gënjyer. Ku janë 200 mijë vendet e punës? Ne i kërkojmë qeverisë që të ulet çmimi i karburantëve, i energjisë, të hapë vende pune që fëmijët tanë të mos ikin jashtë shtetit. Vendi ynë është këtu. Ndaj në datën 16 të jemi të gjithë në Tiranë. U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve”, u shpreh një pensionist në Elbasan.

“U bëj thirrje të gjitha grave dhe nënave në 16 shkurt të jemi të gjithë në Tiranë. Të jemi në emër të fëmijëve tanë, në emër të gjallërimit të jetës në këtë vend që fëmijët të mos largohen nga ky vend. Ky vend po vdes cdo ditë dhe ti japim shpresë”, bëri thirrje një qytetare e Elbasanit.

Protesta u mbyll me marshimin në bulevard deri në sheshin midis bashkisë, prefektures dhe keshillit te qarkut Elbasan.

OPINIONE