Ministri i mbrojtjes Kosovës Armend Mehaj viziton Turqine

Prishtinë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, në kuadër të vizitës së tij në Turqi është takuar me shefin e kompanisë turke të dronëve “Bayraktar”, Haluk Bayraktar, transmeton Anadolu.

Mehaj nëpërmjet rrjeteve sociale konsideroi se blerja e dronëve Bayraktar “ka qenë njëri nga investimet më të mëdha që kemi bërë në ushtrinë tonë në vitin e fundit, falë përkushtimit të qeverisë sonë dhe prioriteteve tona si Ministri e Mbrojtjes”.

“Për të falënderuar për bashkëpunimin parimor dhe të besueshëm si dhe për të parë fusha të tjera në të cilat mund të ngremë kapacitetet tona mbrojtëse, kam takuar shefin e kompanisë ‘Baykar’, Haluk Bayraktar”, theksoi Mehaj.

Tutje ai tha se pajisjet e ushtrisë kosovare për qëllime të mbrojtjes “do të vazhdojnë të jenë prioritet i yni në suaza të standardeve të NATO-s”.

Më 16 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se Kosova ka blerë dronë “Bayraktar TB-2” nga Turqia dhe oficerë të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer trajnim për përdorimin e dronëve, duke shtuar se tani “Kosova është edhe më e sigurt”./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne