Ministri izraelit i Komunikimit: Izraeli nuk do të lejojë krijimin e shtetit të Palestinës

Izraeli nuk do të lejojë krijimin e shtetit palestinez, deklaroi të martën ministri izraelit i Komunikimit, Shlomo Karhi, pasi presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi se Izraeli po humbet mbështetjen globale për shkak të bombardimeve të tij “pa dallim” në Gaza.

“Ne e respektojmë dhe e vlerësojmë Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili dha gjithçka gjatë periudhës më të vështirë të shtetit të Izraelit. Kjo është miqësi e vërtetë. Por ne jetojmë këtu, ky është vendi ynë. Trashëgimia historike e të parëve tanë”, tha ministri Karhi.

“Nuk do të ketë asnjë shtet palestinez këtu. Ne kurrë nuk do të lejojmë që të krijohet një shtet tjetër midis Jordanisë dhe detit (Mesdhe)”, shtoi Karhi.

Deklarata e tij vjen pasi Biden tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu duhet të ndryshojë qeverinë e tij, të cilën Biden e përshkroi si “qeverinë më konservatore” në historinë e Izraelit.

Duke iu referuar Marrëveshjeve të Oslos dhe një sërë marrëveshjesh të arritura në vitet 1990 midis Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP) sipas së cilës u arrit një proces paqeje në konfliktin izraelito-palestinez përmes një zgjidhjeje të negociuar reciprokisht me dy shtete, Karhi tha: “Ne kurrë nuk do të kthehemi tek Oslo”.

Me fjalët e Presidentit Biden se: “Siguria e popullit hebre është në rrezik këtu. Patjetër që po. Një shtet palestinez do ta rrezikonte atë”.

Netanyahu pranoi se ka një mosmarrëveshje me Biden në lidhje me Rripin e Gazës “post-Hamas”, duke theksuar se ai nuk do të lejojë Izraelin “të përsërisë gabimin e Oslos”.

Netanyahu kundërshton përpjekjet e SHBA-së për të lejuar Autoritetin Palestinez të qeverisë Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës izraelite në territorin e bllokuar. Washingtoni argumenton se duhet të ketë një autoritet ose qeveri palestineze në Gaza në periudhën e pasluftës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne