“Sot bashkitë, nesër pronat tuaja”, protestuesi thirrje qytetarëve: Administrata të mos ketë frikë, dilni në shesh!
Një nga qytetarët që mori fjalën në protestën kundër qeverisë u bëri thirrje shqiptarëve t’u bashkohen tubimeve. Ai u shpreh se vendimet që po merren aktualisht do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe të ardhmen e tyre.
Në fjalën e tij, ai u ndal te debati për reformën e re administrativo-territoriale, duke theksuar se kundërshtimi nuk duhet të mbetet vetëm te bashkitë që mund të preken nga riorganizimi, por duhet të përfshijë të gjithë qytetarët.
Një apel të veçantë ai e drejtoi ndaj punonjësve të administratës publike, të cilëve u kërkoi të mos qëndrojnë indiferentë dhe të reagojnë për të ardhmen e tyre dhe të familjeve të tyre.
“Suksesi ka një autor, por dështimi këtu në Shqipëri ka ngelur jetim. Pyetja pse vazhdon kjo protestë është se kush vendos dhe kujt i jepet llogari!
Sot protesta po ndodh këtu, dje ndodhi në Poliçan, por mos harroni se me këto bashki që po shkrihen apo me këto gjëra që po na ndodhin, nesër mund të jetë radha e pronës tuaj! Mos harroni, dilni dhe protestoni!
Kur kanë ndodhur protestat e mëdha, ato që kanë tundur themelet kanë ndodhur sepse pushteti nuk e justifikonte më veten e tij. Sot jemi njerëz të shtypur. Ju njerëz që punoni në administratë: dilni, sepse jeni ju që do të vuani nesër e pasnesër të ardhmen e fëmijëve tuaj!”, tha qytetari./pamfleti

















