Miratohet ‘ligji i ri’ për rritjen e pagave në Shqipëri! Ja kur hyn në fuqi dhe kush përfiton

Pas 11 vitesh qeverisje dhe largimit të administratës nga vendi për kushte më të mira punë dhe jete, kryeministri Edi Rama ka miratuar ditën e sotme rritjen e pagave. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Finacave, Ervin Mete i cili tha se përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të Administratës Shtetërore.

Ministr theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë të reja, ose e thënë ndryshe mbi 1 milionë Lekë të vjetra.

Rriten pagat duke filluar nga 1 korriku, me një kosto të përllogaritur prej afro 11 miliardë lekësh për këtë 6 mujor të dytë të vitit dhe me një kosto totale buxhetore prej afro 40 miliardë lekësh”, u shpreh Mete.

Nga rritja pagave do të përfitojnë punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar, punonjësit e sistemit shëndetësor, punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi), si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne