Modelja Bella Hadid: Palestina do të jetë gjithmonë e palestinezëve

Modelja palestinezo-amerikane me famë botërore, Bella Hadid, ka shprehur edhe një herë mbështetjen e saj të fortë për Palestinën përmes një postimi në Instagram. Hadid ndau një pikturë të një dore të ngjyrosur me ngjyrat e një fete shalqiri – simbol i rezistencës palestineze – ku shkruhej: “Palestina u përket palestinezëve.”

“Palestina u përket gjithmonë palestinezëve. Kjo ka qenë gjithmonë kështu dhe kështu do të mbetet,” shkroi Hadid. Ajo theksoi se kultura, prejardhja dhe historia palestineze “nuk mund të shkulen apo merren nga asnjë fuqi, para apo person.”

Modelja vuri në dukje se pavarësisht vështirësive, e vërteta dhe qëndresa e popullit palestinez do të jetojnë gjithmonë dhe nuk do të harrohen kurrë. Hadid gjithashtu kërkoi që palestinezëve të prekur nga sulmet në Gaza dhe Bregun Perëndimor t’u garantohen të drejtat themelore të njeriut.

“Ata meritojnë lirinë për të ardhur dhe për të shkuar si të duan, të mbeten të lidhur me tokat ku paraardhësit e tyre jetuan dhe ndërtuan familjet për qindra vjet. Askush nuk duhet të jetojë nën frikë, poshtërim apo pushtim,” përfundoi ajo./gazetaimpakt

Screenshot