Rama “avokat” i Veliajt: Leksione juridike për të fshehur thelbin e një tjetër skandali korrupsioni

Kryeministri Rama, në stilin e tij të zakonshëm, u përpoq sot t’i shmanget thelbit duke na dhënë një leksion juridik për ndryshimin mes “të dyshuarit” dhe “të pandehurit”. Por, sado të mundohet ta zbusë situatën, e vërteta mbetet kokëfortë: kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, është nën hetim për korrupsion.

Të thuash se “prokurori nuk ka prova të mjaftueshme për ta shpallur të pandehur” nuk e bën më pak serioze situatën. Në fakt, vetë fakti që ka dyshime të bazuara është një problem i madh për një zyrtar të lartë që drejton kryeqytetin. Në çdo demokraci funksionale, kjo do të mjaftonte për një dorëheqje të menjëhershme, pa qenë nevoja të presim vendimet e gjykatës.

Loja me fjalë që po bën Rama nuk ndryshon asgjë. Pyetja kryesore mbetet: Pse një tjetër zyrtar i lartë i lidhur me qeverinë e tij po hetohet për korrupsion? Ndoshta, në vend që të na tregojë termat ligjorë, Kryeministri duhet të na tregojë se si kemi përfunduar këtu dhe si do të dalim nga kjo llum korrupsioni që po mbyt çdo institucion./gazetaimpakt 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne