Myftinjte gyleniste te Fierit dhe Ballshit

Myftinia e Fierit ka hoxhallarë të shkolluar, me përvojë dhe kontribute, por megjithatë ajo drejtohet nga një myfti jabanxhi gylenist nga Belshi i Elbasanit, Mikel Hazizolli. Ai së bashku me bashkëshorten, që paguhet po nga KMSH thjesht si përfaqësuese e zyrës së gruas, jetojnë me qira në Fier, qira këtë që ua paguan po KMSH.

E njëjta situatat është edhe me imamin e xhamisë qendrore, një tjetër jabanxhi gylenist i dalë nga bankat e Bedrit, Abdullah Bulku, nga fshatrat e Tiranës, që për çudi KMSH duke mos pyetur për statut e rregullore e ka emëruar atë njëkohësisht edhe myfti i Ballshit! Edhe ky njeri jeton në Fier me qiranë që i paguan KMSH!

Fieri dhe Ballshi nuk janë të vetmet qytete ku gylenistët dërgojnë njerëzit e tyre të bindur, të cilët edhe pse nuk kanë kredibilitet dhe pothuajse asnjë aktivitet fetar, mbahen me rrogë dhe sigurime shoqërore si dhe qira banesash, vetëm e vetëm që të mbajnë të uzurpuar KMSH. Por ndërkohë Fieri ashtu si dhe qytete të tjera i paguan imamët autoktonë që kanë vite që punojnë me “rroga” skandaloze që shpesh nuk arrijnë as 100 mijë lekë të vjetra në muaj dhe sigurisht pa asnjë sigurim shëndetësor dhe social, çka do të thotë se ata nuk gëzojnë të drejtën e pensionit në të ardhmen edhe pse kanë vite që punojnë.

KMSH e pushtuar nga gylenistët gjithmonë qahet se nuk ka lekë, por për të mbajtur njerëzit e saj me paga e zgjidh shumë kollaj qesen dhe i gjen paratë, ndërsa për ata që nuk janë njerëzit e saj, nuk ka kurrë rroga dhe paga normale.
Për ta hoxhallarët që praktikojnë sunetin e Pejgamberit duke mbajtur mjekër janë ekstremistë, dhe shpesh në biseda mes tyre i etiketojnë ata në mënyrë fyese si mjekërroshët, ndaj ata duhen nëpërkëmbur dhe shantazhuar qoftë edhe nëse bëjnë një kërkesë të drejtë apo firmosin për ndryshime në statut!

Myftinia e Ballshit ka vetëm një xhami dhe u sajua për herë të parë për t’i bërë vend pune si myfti një tjetër gylenisti të thekur dhe etur për karrierë, atij që sot është nënkryetar i KMSH, Taulant Bica, nga Elbasani, që për të shtuar CV ka shëtitur më pas si myfti edhe në qytete të tjera.

Tani mund të imagjinojmë lehtësisht sesi myftiu i Ballshit dhe imami i xhamisë së madhe është njëkohësisht edhe anëtar i Këshillit të Myftinisë së Fierit! Këshill ky që nuk funksionin fare aktualisht dhe që para katër vjetësh ka “zgjedhur” edhe anëtarin e Këshillit të Përgjithshëm, të cilin nuk e njeh askush nga xhemati dhe imamët e Fierit dhe as nuk ia dinë emrin madje!
Kështu që aktualisht myftinia e Fierit administrohet nga dy myftinj dhe një administrator!

Përveç kësaj kohët e fundit si imam fiktiv i kësaj myftinie është shtuar edhe ish myftiu i saj, që i ka kaluar të tetëdhjetat, si parapërgatitje kjo për të pasur në favor “votën” e tij në këshillin e myftinisë e që praktikisht nuk ekziston akoma, as i vjetri e as i riu!
Mirëpo çudirat gyleniste të Fierit nuk kanë të sosur, arka e xhamisë qendrore të saj që normalisht duhet të hapet dhe administrohet nga këshilli i kësaj xhamie, hapet dhe administrohet nga vetë kjo administratë e myftinisë duke nisur nga myftiu i Fierit dhe imami myfti i saj! Se çfarë bëhet me këto të ardhura dhe se ku shkojnë ato një Zot e di.

Në kushte të tilla kur nuk ekziston realisht një Këshill Myftinie si në Fier ashtu edhe në Ballsh dhe nuk ka as sekretarë as mbledhje dhe as protokolle dhe ku anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm që këto myftnini nxjerrin nuk i voton dhe as i njeh askush, a mund të pritet që në këtë situatë Fieri dhe Ballshi do të bëjnë zgjedhje të rregullta, për të nxjerrë vërtetë vullnetin e xhematit?!/Mexhlis

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne