Ushtria pushtuese izraelite vret nje te ri 19 vjecar ne Nablus

Një i ri palestinez Bader al-Masri 19 vjec u qellua dhe si pasoje humbi jetën nga ushtarët pushtues izraelitë në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Agjencia palestineze e lajmeve WAFA raportoi se shpërthyen incidente midis palestinezëve që donin të parandalonin bastisjen dhe forcave izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se në spitalin “Rafidiya” po trajtohen 3 persona, dy prej të cilëve të plagosur rëndë ndërsa Badr Sami Ribhi al-Misri (19) ndërroi jetë si pasojë e një plumbi izraelit.

Drejtori i Qendrës së urgjencës së Gjysmëhënës së Kuqe në Nablus, Ahmed Jibril deklaroi se 30 persona kanë pësuar dëmtime të rënda në rrugët e tyre të frymëmarrjes për shkak të përdorimit intensiv të gazit lotsjellës nga forcar pushtues izralite.

Ai tha se forcat izraelite nuk lejuan as kalimin e ekipit të urgjencës, i cili u nis për trajtimin e një foshnjeje 12-ditore të prekur nga bombat me gaz. Ambalunca gjithashtu u sulmua nga ushtria izralite.
Kolonët pushtues hebrenj nën mbrojtjen e ushtrisë izraelite bastisin shpesh zonën e njohur si “Makami i Jusufit”, për të kryer rituale fetare./Wafa/GazetaImpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne