Muslimanët palestinezë festuan ditëlindjen e profetit Muhamed në xhaminë Al-Aksa

Muslimanët palestinezë festuan ditëlindjen e profetit Muhamed në xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar me rastin e ditëlindjes së tij.

Sipas kalendarit hënor, ditëlindja e profetit Muhammed është më 12 të muajit Rabi’ul-Evvel. Palestinezët treguan interes të madh për aktivitetin e organizuar për të festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.

Familjet palestineze morën pjesë në programin e organizuar nga Departamenti i Fondacioneve Islame në Kuds. Oborri i xhamisë Al-Aksa ishte i mbushur me fëmijë të cilët kishin ardhur për të festuar.

Palestinezët u lutën, adhuruan dhe kënduan këngë fetare (mevlud) të ndryshme dhe më pas shpërndanë ëmbëlsira si hurma dhe ëmbëlsira në oborrin e Al-Aksasë.

Myftiu i Kudsit dhe Palestinës, Shejh Muhammed Husejn, i cili mori pjesë në programin e mbajtur në Aksa, lavdëroi palestinezët për kalimin e postblloqeve izraelite dhe ardhjen në Al-Aksa për të shënuar festën.

Duke treguar për vendosjen e forcave izraelite rreth qytetit të vjetër të Kudsit Lindor dhe Mesxhid al-Aksës, Husejn tha: “Sot, këto forca mëkatare dhe keqdashëse po qëndrojnë në portat e Kudsit dhe Mesxhid al-Aksës për t’iu penguar të arrini te ky vend i pastër, por pavarësisht këtyre praktikave arbitrare, ju erdhët në Mesxhid al-Aksa dhe festuat ditëlindjen e profetit Muhamed”.

Drejtori i Fondacionit të Xhamisë Al-Aksa, Shejh Omer al-Kiswani tha se palestinezët i kapërcyen të gjitha pengesat për të festuar ditëlindjen e shenjtë.

Ditëlindja e profetit u kremtua edhe në shkollat ​​e Gazës

Në Rripin e Gazës, i cili është nën bllokadë izraelite, janë organizuar programe nëpër shkolla me rastin e festës.

Ditëlindja e shenjtë u festua me programe të organizuara në shkolla të ndryshme të Gazës. Në fund të programeve, të cilat përfshinin këndim të Kuranit, ilahi dhe aktivitete të ndryshme, fëmijëve iu ndanë dhurata.

Nëpër rrugët e Gazës u shpërndanë ujë dhe lëngje frutash të organizuara nga disa shkolla ndërsa nëpër xhami u shpërndanë ëmbëlsira./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne