Muxhahedinet e Maryam Rajavit dhe mergata e qyqeve e Reza Pahlavit deshtuan qe te godasin Iranin ne Lojërat Olimpike në Francë

Alireza Niknam

Me ndihmën e rrjetit të tyre të mbështetësve dhe duke blerë bileta e duke zënë disa pozicione të paracaktuara, grupi terrorist i muxhahedineve iraniane qe Shqiperia strehon ne Manze u përpoq t’ua vështirësonte garën atletëve iranianë gjate Lojërave Olimpike në Francë. Plani i MEK-ut ishte qe të mbushte sallën e garave me mercenaret e saj, dhe lojrat Olimpike te ktheheshin ne nje skandal. Udhëheqësi i bandes muxhahedine ishte një person i quajtur “Iskandar Moslem Filabi”. Ky person është kreu i rrjeteve kryesore të kultit terrorist të muxhahedineve në Francë dhe në vitet e fundit, me ndihmën e mediave në gjuhën perse, është bërë bartës i flamurit të “bojkotit të sporteve iraniane”.

MEK-u, me ndihmën e rrjetit të tyre të mbështetësve, kishte tentuar të vështirësonte garat për atletët iranianë duke blerë bileta dhe duke zënë disa pozicione të paracaktuara dhe kishte parashikuar që pas përfundimit të këtij turneu dhe mundësisë së humbjes së lojtarëve iranianë, salla do të shndërrohej në një takim politik anti-iranian. Megjithatë, koordinimi me organizatorët, kampionatet e njëpasnjëshme të lojtarëve iranianë, dhe vigjilenca e organizatorëve të turneut prishën të gjitha planet e mëparshme dhe projektin e luftës psikologjike të terroristëve në platforma si dhe mbulimin mediatik nga rrjeti terrorist Iran-International jashtë sallës. Turneu u kthye në një disfatë për elementët e MEK-ut. Muxhahedinet qe enderronin te shikonin flamurin bullgar të ngrihej dhe flamurin iranian të binte, u larguan nga salla Grand-Palais e Parisit me duar bosh.

Përpjekja për të larguar Iranin nga garat ndërkombëtare sportive me qëllim krijimin e izolimit politik ka një histori më të gjatë se Lojërat e Parisit. Para fillimit të Lojërave Olimpike Verore në Tokio, një grup terroristësh anti-iranianë tentuan të hiqnin emrat e atletëve iranianë duke zbatuar një sërë fushatash anti-iraniane. Këto veprime kriminale filluan në kampionatin botëror të shahut për femra në Teheran dhe u zgjeruan deri në Paris.

Por cilat janë qëllimet e bojkotit të sporteve të Iranit dhe kush do ta zbatojë këtë skenar?
Projektuesit kryesorë të projektit të bojkotit sportiv synojnë të rrisin presionin politik për të bojkotuar sportet e Iranit përveç krijimit të një vakumi ndërkombëtar dhe izolimit politik, rritjen e nivelit të pakënaqësisë së brendshme dhe nxitjen e një vale protestash në rrugë.

Sipas gazetes The Independent (seksioni në gjuhën perse) spindoktoret qe qendrojne pas MEK-ut kane propozuar kohe me pare strategjine e izolimit të Iranit. Ne nje nga shkrimet e tyre ato shkruanin:

“Irani duhet të bëhet një ishull i izoluar nga bota, avantazhet strategjike të Iranit duhet të humbasin dhe ky vend duhet të pësojë kolaps dhe stagnacion ekonomik, politik dhe social. Operacioni i izolimit të Iranit do të ulë mundësinë e aventurës rajonale të Teheranit.”

Është interesante të theksohet se operacioni i izolimit të Iranit në sektorin sportiv filloi punën për herë të parë nën emrin promovues të fushatës “Etihad për Navid”; Kjo fushate protestonte faktin qe autoritetet iraniane arrestuan nje vrases ne provincën Fars në Iran, Navid Afkarin, i cili pasi kaloi nëpër procedurat gjyqësore dhe ligjore, u ekzekutua sipas kërkesës së prindërve të personit të vrarë.
Por Navid Afkari edhe pse ishte nje vrases ordiner u kthye ne hero nga agjentet anti-iraniane qe Mosadi izraelit dhe CIA perdorin kunder Iranit. Në këtë fushatë Perendimi perdori disa gazetarë sportivë nga Irani, një numër mashtruesish me tituj sportivë të rremë dhe disa anëtarë të grupit të paligjshëm “Mbrojtësit e të Drejtave të Njeriut” qe CIA ka themeluar ne Perendim me persona sikur Pashaei, Masih Alinejad, Majid Wares, Ehsan Rajabi, Shirin Ebadi, Darya Safai dhe Nazanin Bonyadi.
Grupet e mergates se qyqeve qe CIA perdor kunder Iranit, përveç lobizimit qe bejne kunder Iranit me anëtarët e qeverisë së SHBA-së dhe Kongresit, ne vitet e fundit kane nisur nje fushate te eger kunder sportisteve iraniane. Grupet e paguara anti-iraniane te CIA-s perpiqen qe te pengojne atletët iranianë të arrijnë në sallat sportive ndërkombëtare. Këto elemente shfaqen në stadiumet e huaja jo si tifoze por si batalione luftarake ku ne grup sulmojne sportistet iraniane. Duke publikuar fotografitë e këtyre batalioneve, agjencia e lajmeve sikur Reuters i promovojne keto banda diversantesh si “zëri i trazirave në Iran”. Kanali televiziv danez TV 2 ka mbuluar drejtpërdrejt imazhet e këtyre batalioneve anti-iraniane gjatë Kupës Botërore te Futbollit në Doha, deri në atë pikë sa reporteri politik i tij, Rasmus Tantholdt, shkoi në Doha në vend të një reporteri sportiv për të marrë imazhe ekskluzive të grupeve anti-iraniane qe perdoreshin nga CIA per te sabotuar sportin Iranian.

Nje rol te rendesishem ne sulmin kunder sportit irnaian luajne elementë të MEK-ut te cilet vershojne në stadiume dhe palestra dhe sulmojne me sllogane dhe klithma ekipet iraniane në favor të ekipeve rivale.

Kimia Alizadeh viktimë apo aktore e një skenari anti-iranian?

Një pikë shumë e rëndësishme e fushates kunder sportit Iranian eshte rasti i Kimia Alizades.
Kimia Alizadeh, nje iraniane qe ka tradhetuar vendin e saj dhe tanime luan per Bullgarine, ne Lojërat Olimpike të Parisit tregoi sesi CIA perdor iranianet qe shesin vendin e tyre per para. Kimia Alizadeh, edhe pse u rrit dhe u edukuar ne Iran, dhe ka patur nje trajtim te shkelqyer ne vendin e saj ne krahasim me shume atletë te tjerë iranianë, ne vitin 2020 vendosi te braktisi vendin e saj. Ajo ishte pjese e fushates se CIA-s amerikane e cila josh figurat publike ne Iran qe te braktisin atdheun.
Ne vitet e fundit Kimia eshte perdorur per te sulmuar atdheun e saj. Persona si Kimia kane arritur në një pikë ku, përveç se vuajne nga depresioni per ate qe i ben vendit te tyre, ajo tanime eshte debuar edhe nga qarqet anti-iraniane te Perendimit. Ne lojrat e fundit Olimpike, Kimia Alizadeh ishte pjesë e projektit të një bojkoti të gjithanshëm të sporteve iraniane, i cili dështoi. Raste sikur rasti i Kimias ku lojtaret iraniane joshen qe te braktisin atdheun e tyre, te shajne Iranin, Palestinen dhe Islamin por qe me pas deshtojne ne jete, tregon sesi fushata e CIA_s dhe Mosadit izraelit, dhe aleateve te tyre muxhahedine dhe pahlaviste ka deshtuar.
Fushata e planifikuar per te goditur Iranin ne lojrat e fundit Olimpike ne Paris deshtoi. Deshtuan muxhahedinet dhe te githe grupet e tjera anti-islamike dhe anti-iraniane te Perendimit. Mbeshtetja qe Irani jep per Palestinen dhe gjenocidi qe Izraeli po kryen kunder Islamit ne rang boteror, tanime, i ka diskredituar te gjithe langaraqet anti-islamik dhe anti-iranian.  / comedonchisciotte/

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne