Ali Huseini
Muxhahedinët e Popullit të Iranit (PMOI), te njohur kryesisht si MEK (Organizata Muxhahedin-e Khalq), jane një grup paraushtarak i themeluar në vitin 1965 në Iran. Pas përmbysjes së Mohammadreza Pahlavit dhe fitores së Revolucionit Islamik në vitin 1979, ky grup, duke pretenduar se ishte faktori kryesor në arritjen e Revolucionit Islamik, filloi të ngjallte armiqësi ndaj qeverisë së re islamike të Iranit. Në vitin 1981, MEK shpalli një revoltë të armatosur kundër Republikës Islamike të Iranit. Duke kryer disa operacione terroriste në përmasa të mëdha dhe të vogla, grupi vrau më shumë se 17,000 iranianë. Dy operacionet më të rëndësishme të MEK ishin bombardimi i zyrës së kryeministrit dhe selisë së Partisë së Republikës Islamike (IRP) të Iranit, që vrau dhe bëri dëshmor të presidentit, kryeministrit, kreut të Gjykatës Supreme të Republikës Islamike të Iranit dhe më shumë se shtatëdhjetë zyrtarë kryesorë të Iranit. Pas arratisjes nga Irani, grupi i Muxhahedinëve-e-Khalq u zhvendos në Irak dhe Saddam Husseini, diktatori i Irakut, e mirëpriti atë në gjirin e vendit të tij. Atje, ata morën armët kundër vendit të tyre dhe morën pjesë në dy operacione kundër Republikës Islamike të Iranit.
Në fillim të vitit 1988, Irani dhe Iraku pranuan një marrëveshje armëpushimi sipas kushteve të Rezolutës 598 të OKB-së. Megjithatë, nën iluzionin se mund të pushtonin Teheranin brenda pak ditësh, MEK, me mbështetjen e ushtrisë së Sadam Huseinit, sulmoi Iranin dhe kaloi kufijtë, duke kryer krime të egra dhe të pamëshirshme si varja dhe djegia e njerëzve të pafajshëm.
Megjithëse pretendon të jetë mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe alternativa legjitime ndaj Republikës Islamike të Iranit, MEK sot bën çmos për të goditur Republikën Islamike të Iranit.
Pas rreth 25 vitesh qëndrimi në Irak dhe pas përmbysjes së regjimit baathist të Sadam Huseinit, MEK u dëbua nga ky vend dhe u vendos në Shqipëri me mbështetjen financiare të disa vendeve arabe dhe mbështetjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë ekzistencës së tij, MEK ka pasur qasje të ndryshme dhe hipokrite ndaj çështjeve. Nën fasadën e pluralizmit dhe të të menduarit të lirë, MEK u përpoq të tregonte se është një grup demokratik me një pikëpamje pluraliste, por muxhahedinët-e-Khalq ka pasur gjithmonë një ideologji eklektike që nga themelimi i saj.
Në mesin e viteve 1970, kur ethet e islamizmit pushtuan papritur kombin, MEK-u ndryshoi ngjyrë dhe mori aspekte islame. Grupe të ndryshme njerëzish, disa prej të cilëve ishin partizanë që besonin në luftë dhe disa besonin në materializëm, u mblodhën dhe interpretuan “vlerat fetare” sipas bindjeve të tyre.
Ndonjëherë në përpjekje për të prezantuar MEK-un si një grup i pavarur jofetar merrte aspektet e pluralizmit dhe herë argumentonte se feja nuk ka funksion në debate dhe çështje politike, dhe në kërkim të një ideologjie tjetër, adoptoi qasje marksiste dhe jo-fetare.
Historia e MEK-ut përpara revolucionit islamik në procesin e ndryshimit të ideologjisë së grupit dhe mënyra se si ata trajtuan anëtarët që u përpoqën të mbanin qasjen e MEK-ut bazuar në mendimet e themeluesve të grupit, tregon se ideja i pluralizmit dhe lirisë së fjalës ishte thjesht një slogan bosh.
Mënyra se si Taghi Shahram, i cili ishte përfaqësuesi kryesor i ndryshimit të ideologjisë së grupit nga islami në marksist, i trajtoi Majid Sharif-Vaghefi. Ai tregon sesi MEK u përpoq ta mbante Islamin si manifestin bazë të këtij grupi. Por ne anen tjeter vrasjet dhe eliminimet e kritikëve dhe kundërshtarëve në këtë grup që në ditën e para te tij jane dëshmi e qartë se MEK-u beson ne diktaturë dhe tirani.
Çështja e veshjes së hixhabit ndoshta mund të jetë një tjetër provë e këtyre kontradiktave të dukshme të MEK-ut. Në ditët e fundit të shkurtit 1979, grupi muxhahedin-e-Khalq lëshoi një deklaratë për hixhabin, e cila kishte disa pika kryesore: revolucioni ka triumfuar, thoshte MEK. Por “duke marrë parasysh rrethanat që kanë institucionet thelbësore imperialiste në vend ende Revolucioni Islamik është ende nën kërcënim”. Per kete – thoshte MEK- çështjet duhet të ndahen në rëndësi parësore dhe dytësore. Angazhimi i pushtetit të shoqërisë në çështjet dytësore nuk duhet të lejoje mundesi per “fusha të komplotit dhe lëvizjeve kundër-revolucionare”.
Në këtë deklaratë theksohet: “Hixhabi, si cilësi revolucionare e Islamit, nuk është gjë tjetër veçse një përpjekje shoqërore për të ruajtur shëndetin moral të shoqërisë, që është padyshim një nga domosdoshmëritë e rritjes së gjithanshme shpirtërore, fizike dhe shoqërore. Ne duhet te jemi të sigurt se motrat dhe nënat tona revolucionare, siç e kanë treguar në praktikë, do ta përmbushin këtë domosdoshmëri në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Duke theksuar rëndësinë e lirisë, deklarata e grupit refuzoi zyrtarisht natyrën e detyrueshme të hixhabit dhe e konsideroi atë një çështje dytësore, dhe konkludoi si më poshtë: “Ne theksojmë se duke ndarë prioritetet parësore dhe dytësore, duhet të mobilizojmë të gjitha forcat kundër imperializmit dhe te derdhim mbi ata zemërimin e shenjtë të revolucionit”.
Ky qëndrim i MEK-ut ndaj lirisë ishte krejtësisht sipërfaqësor. Pikëpamja eklektike dhe selektive e MEK-ut për Islamin vazhdojne deri më sot kur ky grup zyrtarisht u kthye ne kult. Muxhahedinen e përdorin “Islamin” jo si një fe, por si një mjet justifikues, duke theksuar ato pjesë të dobishme për grupin dhe duke anashkaluar të tjerat.
Kjo është arsyeja pse Marjam Rajavi, në kundërshtim me urdherat e qarta të Sheriatit, u martua me Masoudin pasi u divorcua nga burri i saj, pa respektuar fazen e divorcit (në Islam, iddaja apo “periudha e pritjes”) është periudhën që një grua duhet të respektojë pas vdekjes së burrit të saj ose pas divorcit, gjatë së cilës ajo nuk mund të martohet me një burrë tjetër. Në përgjithësi, idaja e një gruaje të divorcuar është tre muaj hënor (d.m.th. rreth 89 ditë)), por Rajavi e theu kete rregull islamik.
Marjam Rajavi, si udhëheqëse e MEK-ut, mban gjithmonë një shami mbi koke dhe duke ndjekur “rregullin e organizates se saj”, ajo mban gjithmonë shami ne koke edhe kur dëshiron të kundërshtojë ligjin e hixhabit ne Iran.
Duke i parë këto dualitete të MEK-ut, si në zgjedhjen e veshjeve ashtu edhe në idetë e tyre dogmatike, tregon se grupi muxhahedin nuk synon pluralizëm dhe mendim të lirë. Dëshmi e kësaj janë edhe takimet dhe seancat e Inkuizicionit, të cilat u shtrinë brenda organizates edhe për çështjet seksuale te grupit. Imponimi i divorceve të detyruara ndaj anëtarëve, ndarja e fëmijëve nga prindërit pa marrë parasysh të ardhmen e tyre dhe dashurinë mes një fëmije dhe prindërve të tij, bazuar në arsyen se të kesh ndjenja për një person tjetër do të shkelësh të drejtat e drejtuesve të grupit jane disa nga cmendurite e ketij sekti. Mendimet dhe sjelljet në MEK janë dogmatizmi. Muxhahedinet jetojne nën tiraninë e diktaturës së udheheqesve te tyre, edhe pse pretendojne të jenë një grup demokratik dhe pluralist./Gazetaimpakt