Muxhahedinët e MEK lëvizin në Tiranë, ironizon Gazetari Gjergji Thanasi: Janë turistët VIP

Gazetari Gjergji Thanasi ka ironizuar pretendimet për rritje të turizmit nga qeveria dhe mediat e oligarkëve që i shërbejnë asaj.

Përmes një reagimi në Facebook, Gazetari sjell momente kur muxhahedinët e MEK, anëtarë të Kampit Ashraf 3 në Manzë, e cilësuar si ish- organizatë terroriste lëvizin lirshëm në Tiranë duke i quajtur turistë VIP.

Gazetari Thanasi thotë se ata lëvizin në pikat qendrore të kryeqytetit pa asnjë shqetësim, por kërkon që qeveria të mos i numërojë për turistë, pasi ata janë anëtarë të grupit që drejtohet nga Marjam Rajavi që ka qenë organizatë ish-terroriste.

Statusi i Gjergji Thanasit

Te dashur miq ne Tirane gjithnje e me shpesh po ndeshim “turiste” VIP, qe jane ish terroriste iraniane te Kampit “Ashraf 3” ne Manez. Keta turiste sui generis i ndesh te Ring Center, te QTU Mall, i ndesh edhe me furgone ne zonen rreth ish “Shkolles se Bashkuar” deri te pallatet parafabrikate te Zones se Kinostudios madje, madje edhe ne zyrat e nje televizioni ne Tirane.

Na mbyten turistet, na mbyten!! Vershim turistesh si ne Diten e Qametit!! Kush rri e nderton nje varke si ajo e Noes, personazhit te Bibles!!!

P.S. Falenderoj z. Olsi Jazexhi per fotot, qe jane shkrepur ne kuadrin e Planit “C”, pjese e Grupit “Oktapodi 2”!!/GazetaImpakt

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne