Muxhahedinet perdorin kongresmenen Nancy Mace per ti bere presion Shqiperise

Pas bastisjes qe strukturat speciale të Policisë së Shtetit (RENEA, Antiterrori, Operacionalja, Shqiponja) ben ne kampin paraushtarak te Muxhahedineve te Popullit Iranian (MEK) ne 20 qershor 2023 per te ushtruar kontrolle dhe ndaluar sulmet kibernetike dhe terroriste qe MEK-u bente kunder Iranit nga Manza e Shqiperise, komanda muxhahedine e Maryam Rajavit eshte hedhur ne sulm total kunder Shqiperise.

Bastisja qe efektivët e Policisë ben ne kampin muxhahedin u be me vendim të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pasi SPAK-u kishte arsye dhe dyshime të forta për aktivitetin e MEK-ut.

Por edhe pse eshte bastisur nga policia MEK-u nuk dorezohet dhe ende nuk i eshte nenshtruar organeve ligjzbatuese shqiptare. Duke perdorur lidhjet qe muxhahedinet kane me politikane perendimore, parate dhe korrupsionin. ata po perdorin cdo mjet qe kane ne dore per te vene nen presion qeverine shqiptare, per ta detyruar qe ajo te bej nje sy qorr dhe lejoje aktivitetet muxhahedine nga Shqiperia kunder Iranit.

Edhe pse deri ne keto momente, gjykatat shqiptare nuk kane arrestuar apo denuar asnje anetar te bandes se Maryam Rajavit per aktivitetin e tyre terrorist dhe dhunen kunder policise, komanda muxhahedine kerkon qe te rifilloje sulmet kibernetike.

Per kete arsye ne date 21 korrik 2023 muxhahedinet kane bindur kongres-gruan amerikane, Nancy Mace qe ti dergoje nje leter sekretarit te shtetit amerikan Antony Blinken, ku Nancy kerkon pergjigje per “abuzimin qe Shqiperia ka bere” me refugjatet iraniane qe kerkojne “nje Iran te lire”.

Nancy Mace e cila eshte rekrutuar si agjente nga MEK-u brenda Kongresit Amerikan, kerkon qe Departamenti i Shtetit te ndihmoje muxhahedinet ne luften e tyre terroriste kunder Iranit.

Ne letren pa date, qe Nancy ka botuar ne profilet e saj sociale ne date 21 korrik 2023, ajo kerkon nga qeveria amerikane dhe shqiptare qe muxhahedineve t’u lejohet perdorimi i internetit, sikur ata gezonin perpara dates 20 qershor 2023.

Kerkesa e Nancy Mace per akses ne internet te muxhahedineve, vjen 3 dite pasi Gazeta Impakt dokumentoi sesi militanti muxhahedin Sokol Beqiraj dhe nje grup muxhahedinesh ishin bere aktive ne forumet sociale duke sulmuar qytetaren shqiptare Margarita Ballco dhe burrin e saj Hassan Heyrani per ekspozimin qe ata i ben armates muxhahedine ne emisionin Shqiptarja që u dashurua me iranianin:Në MEK therën një vajzë shtatzënë – Shqipëria Live te dates 13.07.2023.

Letra e Nancy Mace, mesa duket eshte porositur nga armata muxhahedine 3 dite pasi organet ligjzbatuese shqiptare dhe nderkombetare mesuan me fakte qe muxhahedinet kane nisur serisht aktivitetin e tyre kibernetik nga kampi terrorist ne Manze, duke kundershtuar keshtu haptazi kerkesen e qeverise shqiptare qe MEK-u te mos e perdori Shqiperine per aktivitet politik dhe vendimin e gjykates.

Nese qeveria amerikane dhe shqiptare vendosin qe ti pergjigjen akuzave dhe kerkesave te republikanes Nancy Mace, hetimi me burime te hapura te informacionit qe Gazeta Impakt ka bere mbi aktivitetin muxhahedin dhe sulmet e tyre kunder iranianeve qe kane lene MEK-un, eshte nje fakt qe verteton qe muxhahedinet ne kampin e Manzes kane akses ne internet. Aksesin ne internet  muxhahedinet e marrin ne forma klandestine, me telefoni celulare dhe pajisje te tjera, me te cilat ata kane rinisur aktivitetin e tyre ilegal dhe kriminal.

Me poshte mund te lexoni letren qe Nancy i ka derguar qeverise amerikane dhe shqiptare, me urdher te komandes muxhahedine te Maryam Rajavit dhe Mehdi Abrishamchit.

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne