Gazetari Kastriot Myftaraj ka postuar së fundmi në profilin e tij të Facebook një shkrim të gjatë, duke arsyetuar faktin se Zaho, djali i vogël Ramës, është në fakt i birësuar dhe ai është serb. Gazetari e ka mbështetur këtë me disa “prova”, që i gjeni në shkrimin e tij të plotë, si më poshtë:
Doni prova se Edi Rama nuk është babai biologjik i Zahos dhe se ky është fëmijë serb i birësuar?
Pasi unë publikova artikullin “Shpëtoni fëmijën e trafikuar Zaho!” ku bëja të ditur se Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij e sotme, Linda nuk janë prindërit biologjikë të fëmijës Zaho, të lindur në Vienë, në 2014, pati reagime të ndryshme. Shumë komentues kërkuan prova. Ironia është se një provë të tërthortë e dha vetë Kryeministri Rama në intervistën e djeshme në emisionin e Ylli Rakipit “Të paekspozuar”.
Çuditërisht, Kryeministri Rama kishte marrë me vete në emision një qese të mbushur me dy lloj pajisjesh kirurgjike gjinekologjike, të cilën ua tregoi teleshikuesve me qëllim që të krahasoheshin pajisjet që përdoreshin para se të vinte ai në pushtet me ato me të cilat u pajis spitali pas ardhjes së tij në pushtet. A mund të besohet se Kryeministri ka vërtet një shqetësim të tillë kur vetëm pak ditë më parë drejtori i Top Channel, televizionit më pranë Edi Ramës, u emërua drejtor i përgjithshëm i Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, spitalit kryesor të vendit? Dhe drejtori i emëruar nuk mund të publikojë një CV në faqen zyrtare online të QSUT, sepse ajo do të jetë një akt “vetëvrasës”. I vetmi shqetësim i Kryeministrit kur iu tregoi shikuesve qesen me instrumente mjekësore ishte që shfajësohej për atë që fëmija i tij ka lindur zyrtarisht në Vienë. Merret vesh, supozohet që në korrik 2014, kur u shpall lindja e Zahos, “Rilindja” ende nuk e kishte bërë mrekullinë në shëndetësi.
Që të sjellësh prova se Edi Rama nuk është prindi biologjik i Zahos, kjo është gjëja më e thjeshtë në botë. Përveç testit gjenetik që do ta vërtetonte këtë në mënyrë të padyshimtë, ekziston dhe një dokument zyrtar që përmban pohimin e Edi Ramës se ai nuk është i aftë të lindë fëmijë. E kam fjalën për padinë e regjistruar në Gjykatën e Tiranës, në vitin 2000, nga gruaja e parë e Edi Ramës, zonja Matilda Makoçi, me të cilën padi ajo kërkonte që ish-burri i saj të detyrohej të paguante pensionin ushqimor për fëmijën e tyre të quajtur Gregor. Në të gjithë botën, kur një burrë të cilit nuk i mungojnë paratë, nuk ia paguan pensionin ushqimor për fëmijën ish-gruas së tij, dhe as kërkon që ta mbajë ai fëmijën, kjo nuk ka kuptim tjetër veç kundërshtimit të atësisë së fëmijës.
Edi Rama e kishte kundërshtuar deklarativisht atësinë e fëmijës që në gjyqin e divorcit, në 1991, kur ai tha në gjyq se gruaja e tij duhet ta kishte fëmijën me vjehrrin e saj (babain e tij), Kristaqin, me të cilin kishte qenë për pushime nëntë muaj para lindjes së fëmijës. Një pjesë e madhe e ndikimit që Mero Baze, sot miku i Edi Ramës, ka pasur te Sali Berisha dikur, ka ardhur për shkak se Mero e shtjelloi gjerësisht këtë histori në gazetën e tij.
Një njeri i cili kundërshton atësinë e fëmijës të lindur gjatë martesës, në moshën 26 vjeç, siç bëri Edi Rama në 1991 dhe më pas në vitin 2000, nuk bën gjë tjetër veçse pohon bindjen e tij se ai nuk është i aftë për të qenë prind biologjik. Dhe pastaj kur ky njeri, në moshën 50 vjeç thotë se ai është prindi biologjik i një fëmije të lindur nga një femër 50 vjeçe, kjo është një gjë që e besojnë ata që mendojnë biopolitikisht.
Nuk është rastësi që lajmi se Kryeministri Rama do të bënte një vizitë në Beograd, të parën në radhën e disa vizitave të tij atje, u dha në gusht 2014, vetëm pak kohë pasi Edi Rama njoftoi lindjen e Zahos në 26 korrik. Birësimi i fëmije serb ishte parakushti që Edi Rama të mund të shkonte në Beograd ku të bënte deklaratë për pavarësinë e Kosovës, dhe pastaj të nesërmen të lejohej të përshkonte Serbinë nga veriu në ju, duke shkuar në Luginën e Preshevës, dhe të hynte në Kosovë si triumfator që nga kufiri serb. E pas kësaj vizite të parë të bënte edhe tre të tjera në Serbi, duke u bërë madje politikani i parë shqiptar që do t’ i përkthehej dhe botohej një libër në Serbi.
- Ai ka bërë një lidhje të fortë me Serbinë që është version modern i dhënies së fëmijëve peng që praktikohej dikur në Mesjetë nga princat dhe mbretërit për të siguruar besnikërinë e vasalit. Rama ka pranuar të birësojë një serb, në shenjë besnikërie ndaj Serbisë.