Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, në një deklaratë me rastin e përvjetorit të kalimit në amëshim të themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, tha: “Imam Khomeini (Allahu e mëshiroftë!), Iranin despotik e ngriti në një Iran që ndihmon të shtypurit.”
Sheikh Naim Kasim, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit, tha: “Imami i ndjerë kristalizoi vlerat hyjnore dhe ato të besimit në shoqëri, dhe këto vlera vazhdojnë të jenë drita udhërrëfyese për Rezistencën dhe lëvizjet liridashëse në rajon.”
Naim Kasemi sqaroi: “Imam Khomeini (Allahu e mëshiroftë!) kundërshtoi dhe luftoi kundër shtypjes, pushtimit dhe persekutimit”.
Në vijim, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut të Libanit theksoi rolin kyç të Republikës Islamike të Iranit në mbështetjen e Ummetit Islamik, veçanërisht Çështjes Palestineze, dhe shtoi: “Nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (Allahu e mëshiroftë!), Irani Islamik qëndroi i palëkundur përkrah Rezistencës për çlirimin e Palestinës dhe Kudsit të Shenjtë.”
Ish-zyrtari i Tel Avivit pohon: Izraeli drejtohet nga një bandë gangsterësh
Ish-kryeministri i regjimit sionist, Ehud Olmert, në një intervistë me rrjetin televiziv CNN të dielën, sulmoi Benjamin Netanyahun dhe kabinetin e tij, duke i përshkruar ata si një grup banditësh që po përpiqen ta shpërbëjnë shoqërinë izraelite nga brenda.
Ai shtoi: “Bashkësia ndërkombëtare duhet ta dijë se zëri i vërtetë i (regjimit) Izraelit nuk është zëri i Itamar Ben-Gvirit, Bezalel Smotrichit apo Benjamin Netanyahut.” Olmert tha se këta njerëz nuk përfaqësojnë të gjithë regjimin izraelit, veçanërisht ata që bëjnë thirrje për vazhdimin e politikës së uritjes në Gaza dhe mizoritë e përditshme të kryera kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor.
Presidenti i Brazilit: Izraeli po kryen gjenocid kundër popullit të Gazës
Presidenti brazilian Luiz Inácio Lula da Silva tha: “Ajo që po shohim tani në Gaza nuk është aspak një luftë midis dy ushtrive, por përkundrazi, atje ekziston vetëm një ushtri plotësisht profesionale që po vret gratë dhe fëmijët e Rripit të Gazës”.
Da Silva edhe më herët kishte akuzuar si të papërgjegjshme qeverinë e regjimit sionist, të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, për shkak të vrasjes së vazhdueshme të civilëve në Gaza dhe kishte theksuar: “Ne nuk mund të heshtim përballë devijimeve të (regjimit) Izraelit në Gaza”.
“Jamaat-e-Islami” kthehet në arenën politike të Bangladeshit
Gjykata e Lartë e Bangladeshit, të dielën, nëpërmjet një vendimi shfuqizoi ndalimin e aktivitetit të partisë “Jamaat-e-Islami” të vendosur më shumë se një dekadë më parë nga qeveria e kryeministres Sheikh Hasina. Ky vendim i hap rrugën rikthimit zyrtar të partisë islamiste në politikë dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme, të cilat do të mbahen deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Shishir Muni, avokati i “Jamaat-e-Islami”, e përshkroi vendimin si një hap drejt një “sistemi demokratik, gjithëpërfshirës dhe shumëpartiak” në një vend me shumicë myslimane dhe shtoi: “Shpresojmë që populli i Bangladeshit, pavarësisht nga identiteti i tyre etnik ose fetar, do të votojë për ‘Jamaat-e-Islami’ dhe se do të formohet një parlament i apasionuar dhe i bazuar në dialogun konstruktiv”.
Spanja mbështet krijimin e një shteti palestinez
Ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Álvarez, theksoi në një deklaratë se “ne mbështesim krijimin e një shteti palestinez me koherencë gjeografike me kryeqytet Kudsin Lindor”. Ministri i Jashtëm i Spanjës tha: “Lufta në Gaza nuk ka qëllim tjetër përveçse ta kthejë këtë zonë në një varrezë të madhe.”
Më tej, ai shtoi: “Ne kërkojmë pezullimin e marrëveshjes së partneritetit me (regjimin) Izraelin për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e tij.”
Udhëtimi i Ghalibafit në Karakas synon të neutralizojë komplotet perëndimore
Të dielën, Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, i konsideroi përpjekjet e gjata të Iranit dhe Venezuelës kundër arrogancës globale si një pikë të përbashkët midis dy vendeve dhe tha: “Udhëtimi i delegacionit parlamentar iranian në Venezuelë u krye me qëllim neutralizimin e komplotit të armiqve”.
Ghalibaf sqaroi: “Rreziku i përhershëm i arrogancës është se ajo gjithmonë përpiqet të krijojë distancë midis popujve. Prandaj, sot jemi këtu për të penguar planin e tyre.”
Kryetari i Asamblesë Konsultative Islamike (Parlamentit) të Iranit, duke deklaruar se “nga Irani në Venezuelë është një fluturim 17-orësh, por zemrat tona janë afër me njëra-tjetrën”, deklaroi: “Ne kemi edhe armiq edhe miq të përbashkët, kështu që duhet të dëshmojmë përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe duke i forcuar ato edhe më shumë se më parë.”/parstoday