NATO përgatit planet ushtarake për t’u mbrojtur kundër Rusisë

Forcat e armatosura të Rusisë janë të dëmtuara, por aspak të shkatërruara në luftën në Ukrainë, tha të hënën një oficer i lartë ushtarak i NATO-s, teksa paraqiti rishikimin më të madh të planeve ushtarake të organizatës që nga Lufta e Ftohtë, nëse Moska guxon të zgjerojë konfliktin.

“Ata mund të mos jenë të paprekur, por sigurisht nuk janë në gjendje të rëndë,” u tha gazetarëve Kryetari i Komisionit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer. “Pra, ne kurrë nuk duhet të nënvlerësojmë rusët dhe aftësinë e tyre për t’u riorganizuar”.

Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij të NATO-s kanë vendosur të miratojnë një ndryshim të madh të sistemit të planifikimit të aleancës në takimin e nivelit të lartë në kryeqytetin lituanez, Vilnius javën e ardhshme.

NATO-ja, si organizatë, nuk i ofron armë apo municione Ukrainës duke kërkuar të shmangë hyrjen në një luftë direkte me Rusinë, një vend i pajisur me armë bërthamore. Në të njëjtën kohë, ajo po forcon masivisht sigurinë e vendeve anëtare pranë Rusisë, Ukrainës dhe Bjellorusisë.

Rreth 40,000 trupa janë në gatishmëri nga Estonia në veri, deri në Rumani, në Detin e Zi. Rreth 100 avionë ngrihen në qiell në atë territor çdo ditë dhe 27 anije luftarake janë duke operuar në Detin Baltik dhe Mesdhe. Këto shifra pritet të rriten./TPZ

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne