Rusia ka dënuar vendimin e Izraelit për ndalimin e aktivitetet e agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA), duke e cilësuar atë si një shkelje të ligjit ndërkombëtar.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme ruse theksoi se miratimi i këtyre projektligjeve përbën një formë ndëshkimi kolektiv për palestinezët dhe do të privonte miliona individë nga mbështetja humanitare dhe shërbimet sociale që ofron UNRWA.
Deklarata e Rusisë theksoi se më shumë se 650,000 fëmijë palestinezë do të humbasin mundësinë për arsim, duke theksuar se Rripi i Gazës është në një situatë lufte me bombardime të rënda civile.
Rusia kritikoi pretendimet izraelite për bashkëpunim të punonjësve të UNRWA me grupin Hamas, duke theksuar se nuk janë ofruar prova të mjaftueshme për këto akuza.
Rusia shprehu mbështetje për thirrjet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Komisionerit të UNRWA-së për të respektuar detyrimet ndërkombëtare dhe për të ndaluar ndalimin e agjencisë.
Ky ligj, i miratuar nga Knesset, do të hyjë në fuqi pas 90 ditësh dhe pritet të ndikojë ndjeshëm në operacionet e UNRWA në territoret e pushtuara palestineze./sot