Nderime për hafiz haxhi Xhaferr Shkodra: Hoxha që do të na mungojë gjithmonë

Hoxhë Xhaferr Shkodra është një nga njerëzit më të përkushtuar për ti shërbyer Islamit pas vitit ’91 e deri sa mbylli sytë.
Jo rastësisht i tillë. Mësuesi dhe frymëzuesi do ishte vetë Hafiz Ali Korça ku i ndjeri pati mësuar 7-8 muaj në vegjëli. Kishte pasur fatin të arrinte kohën kur në Kavajë ishte myfti edhe Hafiz Sabri Koçi.
Me dinamizmin dhe aq vizion sa kishte arritur të merte nga mesuesit e tij do niste punën.
Hoxhë Xhafa si i thonë në Kavajë nuk kishte arsim të mesëm apo të lartë por atë që ai bëri për fenë la pas qindra intelektualë dhe të shkolluar.
Për të qenë shembull frymëzues dua të përmend disa prej tyre:
1. Në kohën kur feja ende nuk lejohej ai mori guximin për të organizuar njerëzit pët tu falur, pavarësisht kërcënimeve me jetën e tij apo të fëmijëve.
2. U bë nismëtar dhe themelues i Medresesë “Hafiz Ali Korça” në Kavajë ku studjuan qindra nxënës. Në atë kohë ende nuk kishte shoqata dhe donatorë që të kontribonin për hapjen e një medreseje. Ai organizoi intelektualët dhe mësuesit e dalluar të qytetit të jepnin mësim pa pagesë.
Për konviktorët nga rrethet kujdesej që ti siguronte ushqimin duke kërkuar tregtarëve ne Kavajë të ndimonin me ushqime. Mbolli baçen mbrapa shkollës me perime për ti ushqyer nxënësit. Nuk ankohej që skishte mundëai por gjente zgjidhje alternative.
3. Vahzdimisht ishte aktiv kur bëhej fjalë për ndërtimin e xhamive. Xhamia dhe minarja e përshtatur e oxhakut të fabrikës është vetëm njera prej tyre.
4. Gjatë verës merej me fëmijet dhe përpiqej tu mësonte fenë. Asnjëherë nuk i kalonte vera pa u marë me ta. U gjente mjete argëtimi me sa kishte mundësi topa futbolli apo i vinte në dispozicion biçikletën e tij që ata të argëtoheshin.
5. Dërgoi me dhjetra nxënës për studime në vendet Islame që të mësonin fenë. Delegacionet që vinin nga jasht për vizitë dhe që rastiste ta takonin, kur e pyesnin se nëse të duhet diçka u thoshte nëse kishin ndonjë mundësi për bursa studimi për fëmijët. Ata habiteshin kur dëgjonin kërkesën e tij, ndërkohë që të tjerët kishin lista me kërsesa dhe ja plotësonin.
6. Kur bëhej fjalë për xhenaze dhe përkujtimore nuk përtonte asnjeherë. Nuk shikonte nëse ishte i pasur apo i varfër, i bardhë apo i zi, nga fshati apo qyteti.
Në çdo orar ti thoje vinte dhe lante xhenazet nëse i kërkohej. Nuk vinte asnjëherë re nëse e paguanin apo jo dhe nuk mërzitej nëse nuk e vlerësonin si duhet.
7. Ata që e njihnin si cilësi dalluese e tij ishte trimëria dhe guximi për çështjet fetare. Nuk pyeste se kush është nëse bëhej fjalë për çështjen e Islamit, nëse ishte kryeministër apo president.
8. Nuk kërkoi ndonjëherë post për ti shërbyer fesë, as rrogë, as ofiqe dhe nderime. Atij i mjaftone biçikleta, çallma dhe xhybeja me të cilën identifikohej.
Hoxha i nderuar më kujton sahabët e Profetit (s.a.v) të cilët nuk kishin as universitet, as rrogë, aa post, as gjuhë të huaja. Atyre u mjaftonte besimi, përkushtimi dhe dëshira për të shërbyer fesë së Allahut me aq sa dinin. Kavajës do ti mungojë shumë Hoxhë Xhafa. Me ikjen e tij la një hapësirë që duhen kohë të mbushet apo të mësohemi me zbrazëtinë që ai la pas. Do na mungojnë njerëz si ai.
Allahu e mëshiroftë dhe e bëftë prej banorëve të Xhennetit Firdeus./mexhlisi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne