Në Kuds do të mbahet konferencë për “inkurajimin e vendbanimeve hebreje në Gaza”

Në Kudsin nën pushtim me pjesëmarrjen e ministrave dhe deputetëve izraelitë do të mbahet konferencë me qëllim “inkurajimin e vendbanimeve hebreje në Rripin e Gazës”. Sipas lajmit të gazetës Yediot Ahronot, në konferencën që planifikohet të mbahet në Kuds ditën e diel më 28 janar, do të marrin pjesë një grup prej 20 personash i përbërë nga deputetë dhe ministra, anëtarë të Partisë Likud të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu.

Sipas lajmit, ministri izraelit i Turizmit, Haim Katz, i bëri thirrje izraelitëve që të mbështesin konferencën e cila do të mbahet me qëllimin për “inkurajimin e vendbanimeve hebreje në Rripin e Gazës” dhe pretendoi se “vendbanimet hebreje do të sjellin siguri (për Izraelin).

Duke e cilësuar si “marrëzi” evakuimin e vendbanimeve hebreje në Gaza pas tërheqjes së Izraelit në vitin 2005, Katz deklaroi se “Nga sulmet e kryera ndaj Izraelit më 7 tetor ajo që kuptohet qartë është se duhet të rregullohet marrëzia për evakuimin e vendbanimeve në veri Gush Katif (vendbanimet e emërtuara nga hebrenjtë në Gaza) dhe Samiriye (në Bregun Perëndimor).

Edhe ministri izraelit i Kulturës dhe Sportit, Miki Zohar, duke bërë të ditur se në konferencë do të shpjegohet se “përse janë të rëndësishme vendbanimet hebreje dhe pengimi i krijimit të shtetit të Palestinës”, ai shprehu pretendimin se “Siguria e Izraelit do të fillojë më parë nga vendbanimet hebreje”./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne