Në Shqipëri bënë çfarë deshën, në Kosovë nisin hetimet për kompanitë që çuan vajin në afro 4 euro!

Autoriteti i Konkurrencës i Republikës së Kosovës ka filluar hetimet ndaj disa ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar kishin rritur çmimin e vajit ushqimor. Në atë kohë një litër vaj kishe shkuar deri në 3.50 euro.

Autoriteti i Konkurrencës në Kosovë  mori vendimin në mbledhjen e fundit për nisje të hetimeve ndaj disa ndërmarrjeve tregtare, të cilat vitin e kaluar kishin rritur çmimin e vajit ushqimor.

Sipas AKUR thotë se me këtë veprim ato kompani kanë kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet.

“Dyshimet janë se ndërmarrjet kanë shkelur nenin 5, paragrafi (1) nën paragrafi (1.1) të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës ashtu që në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë caktuar çmimet e shitblerjes ose çdo kusht tjetër tregtimi, për të vazhduar me paragrafin (1.2).

Me këtë veprim kanë kufizuar ose kontrolluar prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet, si dhe nenin 9, të Ligjit Nr. 08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, paragrafi (2) nën paragrafi (2.1) në mënyrë të drejtpërdrejt ose tërthorazi kanë vendosur çmime të padrejtë të shitjes ose kushte tjera të padrejta tregtare, si dhe nën paragrafin (2.2) ndërmarrjet kanë kufizuar prodhimin, tregjet ose zhvillimin teknologjik në dëm të konsumatorëve”.

Autoriteti i Konkurrencës kërkon nga ndërmarrjet që janë pjesë në proces të hetimeve që në afat prej 30 ditëve të sjellin dokumentacionin që kanë të bëjnë me shitjet e vajit ushqimor me çmim 3.49€ për litër në Marsin e vitit 2022.

Autoritetit njofton se, fillimi i procedurës për hetimin e çrregullimit të konkurrencës, ka për qëllim sqarimin e fakteve dhe në këtë mënyrë vërtetimin e shkeljeve të pretenduara.

“AKRK do të marrë vendimin e saj meritor bazuar në faktet e vërtetuara të rastit dhe do të mbaj të informuar opinionin dhe qytetarët”.

Ky vendim erdhi pasi një vit më parë përveç çmimit të naftës i cili ishte ngritur në vazhdimësi në Kosovë, ngritje të çmimeve kishte pasur edhe tek vaji, i cili së nga 1.60 euro sa ishte kohë më parë, çmimi ishte ngritur në 3.49 euro.

Për këtë kishte reaguar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili në një konferencë për media deklaroi se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.

Shqipëria

Ndryshe nga Kosova në Shqipëri gjate periudhës së pandemisë kompanitë rritën çmimet e të gjitha produkteve ushqimore, përfshirë edhe vajit. Në atë kohë AKU nisi vetëm një hetim për një kompani por që u mbull pa gjetur shkelje. Në Shqipëri u ngritën dy borde të quajtura të transparencës për çmimet e karburanteve dhe ushqimeve të shportës, që caktonin çmimet tavan. Te dyja bordet që në përbërje kishin biznesmet dhe pronaret e kompanive tregetare u kontestuan nga opozita qe i akuzoi se u ngriten për ti favorizuar ato. Akuzat u faktuan nga Gjykata Kushtetuese e cila vendosi shkrirjen e tyre 1 vit e gjysem pas ngritjes. Nga Ana e saj qeveria mbrojti ngritjen e tyre duke e quajtur si te vetmen mundesi për te kontrolluar rritjen e çmimeve. Nëse ne Shqipëri pronaret e kompanive bënë cfare deshen me çmimet në kosovë, nisin hetimet për shkelje të ligjit dhe ne Shqipëri bordet e krijuara me VKM u mbrojtën nga qeveria./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne