Në sulmet e Izraelit ndaj Gazës humbën jetën 198 persona

Në sulmet e Izraelit ndaj Gazës nën bllokadë kanë humbur jetën 198 persona ndërsa 1.610 të tjerë janë plagosur, transmeton Anadolu.

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza informoi lidhur me humbjet e jetëve në palën palestineze pas sulmit “Tufani i Aksa-së”.

Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale X të ministrisë thuhet se në sulmet e Izraelit ndaj Gazës kanë humbur jetën 198 persona dhe se janë plagosur 1.610 të tjerë.

Teksa nuk janë dhënë informacione lidhur me rajonet ku janë shënuar humbjet e jetëve, theksohet se të dhënat do të përditësohen çdo orë.

Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftoi se mëngjesin e sotëm ka nisur kundër Izraelit një sulm gjithëpërfshirës të emërtuar “Tufani i Aksa-së”. Nga Gaza në drejtim të Izraelit u lëshuan mijëra raketa ndërsa edhe grupet e armatosura hynë në vendbanimet në rajon.

Pas operacionit “Tufani i Aksa-së” edhe ushtria izraelite njoftoi se ka filluar sulm me dhjetëra avionë luftarakë ndaj Rripit të Gazës./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne