Atuan: Operacioni i ri i rezistencës së Palestinës e çon regjimin sionist drejt shkatërrimit

Analisti i njohur i botës arabe duke thënë se shtetet kompromiste do të pendohen së shpejti për marrëdhëniet e tyre me regjimin sionist që po shkon drejt shkatërrimit, ka theksuar se operacioni i ri i rezistencës së Palestinës do ta çojë drejt shkatërrimit regjimin sionist.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Abdulbari Atuan, kryeredaktor i gazetës “Ra’jul-Jeum” dhe analist i njohur i botës arabe, në një artikull të tij ka analizuar situatën e tensionuar në Palestinën e pushtuar dhe shtimin e operacioneve të rezistencës palestineze kundër pushtuesve sionist dhe ka shkruar: “Në kohën kur është zgjeruar procesi për normalizimin në mënyrë tradhtare të marrëdhënieve të shteteve arabe me regjimin pushtues dhe njëkohësisht me këtë po shtohen për çdo ditë edhe sulmet e kolonëve sionist ndaj Xhamisë Al-Aksa, grupet e rezistencës së Palestinës kanë marrë përsipër përgjegjësinë për t’iu kundërpërgjigjur këtij agresioni sionist”.

Operacioni i ri i rezistencës së Palestinës e çon drejt shkatërrimit regjimin pushtues sionist

Atuan i cili një ditë para fillimit të operacionit të madh “Stuhia Al-Aksa” e ka shkruar këtë artikull, duke parashikuar në mënyrë të drejtë reagimin e grupeve të rezistencës së Palestinës ndaj agresionit të armikut pushtues sionist, ka deklaruar: “Grupet e rezistencës në Palestinë me kryerjen e një operacioni sulmues, do t’i kundërpërgjigje armikut sionist, një operacion ky i cili do ta çojë drejt shkatërrimit regjimin pushtues sionist. Dy ngjarje të një pas njëshme e vërtetojnë këtë çfarë thash më sipër dhe do ta krijojë një imazh të ndershme dhe me dinjitet për të ardhmen e palestinezëve që ka shkaktuar shqetësime serioze në mesin e gjeneralëve, kolonëve sionistë dhe kabinetit të qeverisë së regjimit pushtues sionist.

Në radhë të parë brigadat “Izudin Kasam”, dega ushtarake e Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) kanë vendosur një kurth për regjimin sionist që me një planifikim të saktë të strukturave inteligjente në nivel të lartë, forcat e rezistencës i kanë futur forcat sioniste në Tulkerem në veri të Bregut Perëndimor. Kurthi ishte pajisur me mina për sionistët në Telkerem dhe me shpërthimin e tyre, sionistët pësuan humbje të mëdha në njerëz. Disa luftëtarët të brigadave “Izudin Kasam” gjithashtu janë martirizuar në këtë operacion. Kjo do të thotë që brigadat “Izudin Kasam” gjithashtu u futën në skenën e luftimeve në mënyrë të fuqishme, të guximshme dhe me eksperiencën e lartë në fushëbetejë, iu bashkuan brigadave të Xheninit dhe Nablosit dhe grupeve të tjera të rezistencës palestineze. E gjithë kjo do të thotë se rezistenca është zgjeruar në të gjithë Palestinës.

Zhvillimi i dytë ka të bëjë me manovrën ushtarake të madhe të lëvizjes Xhihadi Islamik e cila u zhvillua me rastin e 36 vjetorit të fillimit të aktiviteteve të kësaj lëvizje dhe luftëtarët e Xhihadit Islamik të Palestinës kanë zbuluar disa dronë dhe raketa të cilat për herë të parë kanë hyr në shërbimet operative dhe të gjitha ato konsiderohen si shtyllë kurrizore e “Saraja Al-Kuds”, degës ushtarake të lëvizjes Xhihadi Islamik”.

Në bazë të këtij artikulli, një çështje e rëndësishme qëndron këto që parada ushtarake e lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës është zhvilluar pak kohë pas manovrës ushtarake të brigadave “Izudin Kasam” në të cilën janë prezantuar raketa dhe dronë modern dhe gjatë saj janë stimuluar operacione për depërtim në thellësinë e territoreve të pushtuara. Ajo çfarë aktualisht e shqetëson regjimin pushtues sionist është kjo që të gjitha këto raketa dhe dronë janë prodhuar brenda në Palestinë nga specialistët dhe inxhinierët ushtarakë palestinezë dhe kryesisht në Rripin e Gazës.

Përpjekja e Netanjahut për të mbuluar dështimet e tij

Atuan ka sqaruar: “Operacioni sulmues i suksesshëm dhe i organizuar i luftëtarëve palestinezë në Bregun Perëndimor ishte një tronditje e madhe për Beniamin Netanjahu, kryeministrin e regjimit sionist dhe ishte një goditje e madhe për atë. Netanjahu pas kësaj goditje, përsëri ka përsëritur pretendimet e veta dhe ka filluar të paraqesë akuza kundër Republikës Islamike të Iranit dhe ka përsëritur kërcënimet e përsëritshme dhe të kota të tij për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit. Është e qartë se këto kërcënime të Netanjhahut janë bërë në kuadër të përpjekjes së tij për të mbuluar dështimet e tij dhe dështimeve të forcave të sigurisë dhe të ushtrisë së regjimit sionist në garantimin e sigurisë së kolonëve sionistë dhe në përballje me rezistencën e Palestinës.

Irani nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen e tij ndaj grupeve të rezistencës së Palestinës dhe në mënyrë të hapur po mbështet këto grupe në të gjitha nivelet, ashtu sikur që shumë herë Zijad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik dhe Saleh Al-Aruri, zv/shefi i zyrës politike të Hamas dhe liderët e tjerë të rezistencës së Palestinës e kanë mirëpritur këtë mbështetje të Iranit dhe e dimë që Saleh Al-Aruri mbikëqyrë operacionet e rezistencës në Bregun Perëndimor. Gjithashtu së fundi kemi vërejtur zhvillimin e një takimi të Zijad Al-Nakhale dhe Saleh Al-Aruri me Sejed Hasan Nasrullah, sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut të Libanit, që u mbajt në Bejrut të Libanit dhe këta dy personalitete janë nën mbështetjen e Sejed Hasan Nasrullah. Në atë takim sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut në mënyrë të qartë e ka paralajmëruar regjimin pushtues sionist në lidhje me çfarëdo operacione terroriste për vrasjen e Saleh Al-Aruri dhe Tijad Al-Nakhale dhe u ke premtuar sionistëve një përgjigje të ashpër”.

Në bazë të këtij artikulli, Netanjahu ka 20 vjet që e kërcënon Iranin për sulme ushtarake dhe pretendon se do të dërgojë avionët e tij luftarakë për të bombarduar qendrat bërthamore të Iranit, mirëpo deri më tani kurrë nuk ka guxuar të zbatojë në veprim asnjë prej kërcënimeve të tij. Gjatë gjithë kësaj kohe, Irani ka zhvilluar programin e vet atomik dhe në mënyrë të hapur është duke zhvilluar pasurimin e uraniumit deri në nivelin 90%. Në kohën kur shtetet arabe kanë humbur shpresat për ndonjë përballje të drejtpërdrejtë me regjimin sionist dhe kanë rënë në kurthin e kompromisit me regjimin sionist, ky veprim i Republikës Islamike të Iranit është shumë i guximshëm.

Ky analist palestinez në vazhdim ka thënë: “Ekspertët sionistë po përqeshin Netanjahun dhe kërcënimet e tij boshe. Në këtë drejtim, po përmendim një raport i kanalit 12 të televizionit të regjimit sionist i cili ka deklaruar se kundërpërgjigja e Iranit ndaj çfarëdo lloj sulmi të Izraelit do të jetë shumë e madhe dhe do ta fundosë në baltë regjimin sionist dhe në përgjithësi konsiderohet një kërcënim ekzistencial për të. Sigurisht që nuk ka nevojë që ekspertët sionistë të pohojnë një gjë të tillë dhe mjafton që t’i përmendim vetëm disa nga “xhevahiret” e industrisë ushtarake të Iranit, sidomos raketën hiprsonike “Fatah” e cila ka rreze veprimi mbi 1400 kilometra dhe nuk mund të kapet nga sistemet e radarëve. Shpejtësia dhe preciziteti dhe aftësia e për depërtim e kësaj raketa në sistemet e radarëve, është shumë mahnitëse”.

Paralajmërim për kompromistët e vjetër dhe të rinj

Abdulbari Atuan në vazhdim ka theksuar: “Ne këtu po i paralajmërojmë kompromistët arabë – si ata kompromistët e vjetër dhe gjithashtu kompromistët e rinj dhe shtetet të cilat në periudhën aktuale po mundohen të normalizojnë marrëdhëniet me regjimin sionist, dhe po u premtojmë atyre se populli i Palestinës kurrë nuk do të dorëzohet dhe rezistenca palestineze është më e fuqishme se në çdo kohë tjetër dhe vendosmëria e rezistencës palestineze është me fortë se çdo herë tjetër. Gjithashtu burrat e rezistencës kanë një vullnet shumë më të lartë dhe më të palëkundur se në të kaluarën dhe kurrë nuk do të mbështeten dhe nuk do të besojnë në asnjë shtet arab, por mbështeten në mbështetjet e popujve liridashës”.

Në vazhdim të këtij artikulli thuhet: “Ne në këtë rast po përmendim fjalët e Anvar Sadat, ish-presidentit të Egjiptit i cili ka nënshkruar marrëveshjen e parë për kompromis me pushtuesit sionist, që thoshte: “Amerika ka në dorë 99% të kartave të fuqisë”. Mirëpo sot Amerika nuk është më ajo Amerikë e asaj kohe dhe ka humbur të gjitha luftërat e veta që më të fundit ndër ato është lufta e Ukrainës dhe Afganistanit. Ne po u themi kompromistëve dhe palëve të cilat synojnë t’i bashkohen trenit për normalizimin e marrëdhënieve me pushtuesit sionistë që në një të ardhme shumë të afërt dhe të parashikueshme, do të kafshoni gishtin tuaj nga pendimi dhe nga zilia, për arsye se humbjet që t’u shkaktohen juve nga ky normalizim i marrëdhënieve do të janë shumë më të mëdha se sa përfitimi i tyre”.

Atuan në fund të artikullit të tij ka shtuar: “Në përgjithësi, kompromistëve me regjimin sionist u themi: ju po përballeni me një regjim që po shkon drejt shkatërrimit të cilit po i mbaron jeta dhe dëshiron që duke fituar legjitimitet nga disa shtete arabe, të zgjasë edhe për disa vite jetën e vet. Një zgjim i tillë të cilin po e vërejmë edhe në revolucionet afrikane, nën hijen e një bote e cila po shkon drejt një bote me shumë pole, së shpejti do të arrijë edhe në Lindjen e Mesme”. /parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne