Në sulmet e Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat humbin jetën 7 palestinezë

Shtatë persona kanë humbur jetën në bombardimin ajror që ushtria izraelite kreu në agim ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat, në qendër të Gazës. Dëshmitarët janë shprehur se 7 palestinezë kanë humbur jetën dhe se ka të plagosur nga sulmi ajror të Izraelit ndaj kampit të refugjatëve Nuseirat.

Avionët luftarakë izraelitë kryen fluturime intensive edhe në qiejt e qytetit Deir Bl-Balah, në pjesën qendore të Rripit të Gazës. Njësitë artilerike izraelite zhvilluan sulme në lagjet perëndimore të qytetit Rafah, në jug të Rripit të Gazës.

Në sulmet ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani kanë humbur jetën 37.347 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa janë plagosur 85.372 të tjerë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne