Paralajmërimi i gazetarit Tomorri: Qytetarët rrezikohen nga fluska financiare e ndërtimit, çmimi mund të bjerë në 700 euro/metri

Gazetari Klodian Tomorri paralajmëroi se ndërtimi pa fre në Tiranë dhe çmimet e çmendura të ushqyera nga pastrimi i parave mund të rezultojnë në një fluskë financiare. Sipas tij viktima mund të bien qytetarët që joshen të blejnë tani duke menduar se mund t’i shesin më shtrenjtë më vonë, por kjo skemë mund të rrëzohet dhe çmimet të kthehen në normalitet, duke i rrënuar ekonomikisht.

“Problemi është se çfarë kemi ne sot. Është kërcënimi i fluskës financiare dhe është risku i pastrimit të parave. Fluska është kur ndërtohet pa fund dhe çmimet rriten në mënyrë të palogjikshme dhe pastaj çmimet bien me shpejtësi dhe pronat mbeten të pashitshme.

Është fluksi i parave të paligjshme. Fluksi krijon një rreth vicioz i cili me pas krijon në efekt psikologjik. Njerzit nxitojnë të blejnë sot prona se mendojnë se nesër do të rritet çmimi më tepër. Është efekti kaskadë te njerëzit që nxitojnë ta blejnë sot me 2000 euro metri që ta shesin më vonë me 3000 euro metri dhe këtu është pasoja që jep fluska financiare. Nëse e blen sot me 3 mijë euro metrin dhe nesër ajo bie me 700 euro metri katror ky është problem.

Sipas Censusit të vitit 2011 rezultonte se në Shqipëri ishin 1 miliona e ca banesa dhe nga këto 220 mijë ishin bosh, 100 mijë në zonat rurale dhe 120 mijë në zonat urbane. Në këto 10 vjet është ndërtuar me ritëm të paprecedentë. Se sa është ndërtuar do ta marrim vesh kur të bindet drejtoresha e INSTAT-it që të publikojë të dhënat e Censusit 2023.Problemi tjetër është trafiku i tmerrshëm. Qeveri po ngul thikën në një plagë duke sjellë kosto të tjera”-tha Tomorri./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne