Nxirret nga liqeni i Kukësit trupi i pajetë i një 30-vjeçareje, u pikas nga një banor

Një kufomë e seksit femër është nxjerr mëngjesin e kësaj të marte nga ujërat e liqenit të Kukësit. Dyshohet se viktima është një grua rreth 30 vjeçe, ende e paidentifikuar.

Mësohet se kufoma është pikasur nga një banor i zonës, i cili po mbushte ujë afër bregut të liqenit, në vendin e quajtur “Shtrazë”.

Kufoma është transportuar sot në mëngjes në morgun e spitalit rajonal të Kukësit. Autoritetet po punojnë për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne