Në sulmet izraelite në Gaza vriten 8 palestinezë, përfshirë 6 fëmijë

Të paktën 8 palestinezë u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite kundër qytetit të Gazës dhe kampit të refugjatëve Nuseirat në Rripin e Gazës. Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, ushtria izraelite vazhdon sulmet në Rripin e Gazës për të 278-ën ditë.

Në sulmin e Izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, 8 palestinezë, mes tyre 6 fëmijë, humbën jetën dhe 10 të tjerë u plagosën.

Nga sulmet gjithashtu u shkatërrua një dyqan përreth bashkisë. Të paktën 10 palestinezë u plagosën në sulmet e kryera nga avionët luftarakë izraelitë në veri të qytetit të Gazës.

Shumë palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, u plagosën në sulmet në jug të qytetit.

Dje 29 persona u vranë dhe 53 të tjerë u plagosën në sulmin e ushtrisë izraelite në portën e shkollës ku u strehuan palestinezët e zhvendosur në qytetin Khan Younis në jug të Rripit të Gazës. Pavarësisht të gjitha paralajmërimeve ndërkombëtare, Izraeli vazhdon të sulmojë zonat civile në Rripin e Gazës./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne